Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Mungesa e gjumit te femija 5 vjec

Pershendetje kam nje mike e cila e ka nje vajze 5 vjeqare dhe tregon se rri tere naten zgjuar deri ne oren 12 ose 1 nuk flen. Pa i thene prinderi nuk flen dhe kur zgjohet zgjohet shume heret ne ora 8 ose ne ora 9. Gjate dites eshte tere kohen e hutuar, e trullosur dhe nuk di se cfare po ben. Kur zgjohet per banjo naten, e zgjojne prinderit edhe thuajse eshte pavedije, i ben veprimet qdohere ec ama ajo nuk di fare per veprimet qe ben. Ju lutem jepni mendimin tuaj rreth kesaj.

(12 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje!

Nevoja per gjume ndryshon nga personi ne person,si tek femijet ashtu dhe tek te rriturit.Ne parim nese femija ngrihet nga gjumi i shplodhur do te thote se ka fjetur mjaftueshem.

Ver disa rregulla:

-Dergojeni ne shtrat ne te njejten ore.Rutina e perditshme ndihmon per te dhene siguri.

-Lexojini ose tregojini ndonje histori me ze te qete dhe me drite te ulet

-Leri ne krevat lodren e preferuar nese ka

-Perpara gjumit evitoni lojrat e zhurmshme dhe qe kane te bejne me levizje te shumta sepse shkaktojne pagjumesi

-Fikeni televizorin pak me perpara se ta coni per te fjetur

-Nese nuk arrin te flere mos e qortoni por pergezojeni per cdo progres te vogel

Gjithe te mirat!

/komuniteti