Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Konsultim rreth presionit dhe stresit tim

Pershendetje, Doktorreshe, Une tani e thuajse 4 vite, kam vazhdimisht djegesim ne organet gjenitale. Kam bere me qindra analiza, kohe pas kohe me dilnin disa bakterie mirepo edhe pse jam trajtuar vazhdimisht me terapi djegesima nuk me eshte larguar asnjehere. une e ndjej qe me shume eshte nga ana e jashtme. Kam bere edhe cistoskopi ne organet e urines mirepo mire ka dal. Nuk e di me nga te ia mbaj, nuk kam lene mjek dhe ilaq pa perdorur mirepo e kot. qka mendoni ju qka mund te jete. Pasiqe nje mjek me quajti madje Fenomen, diqka qe spo ka zgjidhje :S:S. Me kane thene qe eshte mire te konsultohem me ndonje psikolog, nuk e di nese eshte ceshtja qe i perket fushes tuaj, mirepo kjo ka filluar te me bej shume presion dhe stres pasiqe une qe 2 vite jam martuar dhe spo mund te mbes shtatzene, me eshte fiksuar se mund te ndikoj kjo ne mosmbetjen time shtatzene. Faleminderit per perkahjen tuaj.

Aurora Berisha (12 vite më parë)

Dr. Dorina Bedhia - psikologe dhe pedagoge
Psikologu përgjigjet
Dr. Dorina Bedhia

Pershendetje Mimoza!!

Ka mundesi, duke marre parasysh faktin se te gjitha analizat jane negative, qe crregullimi yt te kete nje origjine psikosomatike. Ndjenjat dhe emocionet ndikojne ne organizem, semundja lind nga marredhenia e individit me mjedisin keshtu qe duhen marre parasysh edhe aspektet psikologjike dhe ato mjedisore. Mjekesia psikosomatike afermon se emocionet jane vendimtare ne shkakun e semundjes. Ankthi, frika, stresi mund te gjejne shkarkim ne organet gjenitale. Atehere duhet te analizohen simptomat, te konvertohen nga te shprehurit trupor dhe fizik ne ate gjuhesor. Sherimi nga nje semundje kronike eshte i mundur por kerkon nje pune te jashtezakonshme mbi veten. Duhet ndryshur imazhi mbi veten, duke u fokusuar tek burimet qe njeriu ka dhe jo tek te metat fizike dhe karakteriale.

Gjithsesi te keshilloj te konsultohesh me ndonje psikolog per te analizuar motivet e ndryshme qe mund te qendrojne ne baze te ketyre simptomave.

Te uroj gjithe te mirat!!

edona gashi (10 vite më parë)
Dr mfalni per marrjen e kohesh ama kisha desht te lirohem nga nje bren qe e kom une jam e martuar mirpo kam frik te kem mardhenje me burr sepse kam shum dhimbje ama me shum kam frik ju kisha lut te me keshilloni

/komuniteti