Qarje per cdo mbremje
Donika
(15 vite më parë)
Të qajturit e foshnjes deri në moshën 3-4 muajshe kanë të bëjnë në shumicën e rasteve me gazrat e shtuara në zorrë. Me kalimin e kohës shqetësimet e këtilla tejkalohen. Foshnjet të cilat ushqehen vetëm me gji ndodh të mos kenë jashtëqitje deri 3-5 ditë, dhe kjo nuk duhet të ju brengos, aq më tepër kur ajo liron mjaft gazra që është tregues i mirë për ruajtjen e kalueshmërisë së zorrëve.
Të qajturit mund të jetë edhe për arsye të tjera për çfarë duhet diskutuar deri në detaje, pas ekzaminimit të rradhës!
Mirdita mjek,
une jam Donika dhe vajzen time Tuanen e kam pasur ne kontrolle para nje muaji tek ju dhe shume mire ka qene por tani me duket qe s`eshte mire. Vetem nje here ne 3 dite e ben nevojen e madhe e s`po di a eshte mire a jo dhe gazra ka shume shume shpesh dhe cdo mbremje qan shume, shume e urte ka qene tash s`di mos eshte ky shkaku. Tung