Bebi ka frike kur del!
Jonilda Lici
(10 vite më parë)
Përshëndetje Jonilda,
Disa shkencëtarë reakcionet e foshnjave, kur i shohin të panjohurit apo kur dalin në publik i shpjegojnë ashtu që foshnja në fakt shfaq frikë, tek kur është e aftë të krahasojë diçka apo të njohë, me diçka që e ka të panjohur, më saktësisht që nuk e njeh. Duke u rritur, më mirë bën dallimin e fytyrave të njohura, me ato të panjohura, aq më shumë ndjen frikë nga ata që nuk i njeh. Në një moment (rreth muajit të tetë) frika përjeton kulminacionin, dhe mandej zhduket shkallë-shkallë.
Gjithë të mirat.
Miredita. Kam gocen 5 muaj e gjysem dhe sa here qe dalim shetitje me karroce ose ulemi per kafe, goca fillon te qaje shume dhe pushon vetem kur kthehet ne shtepi. I kam perdorur te gjitha metodat per ta qetesuar kur jemi jashte, por ajo nuk pushon. Edhe para se ta dalim e ushqej dhe e nderroj. Ka mundesi qe bebi te kete frike kur del shetitje? Nese eshte kjo arsyeja, si mund tja heq kete frike (perhere nese eshte kjo arsyeja)? Eshte vertet e sikletshme dhe plus qe nuk dalim dot. Ju falenderoj per pergjigjen.