Stresi gjate gjidhenies
Alketa
(15 vite më parë)
Gjendja emotive e nënës (nervoza) ka ndikim në gjidhënie. Hormoni oksitocina, i cili mundëson zbrazjen e gjirit, është nën ndikimin e konsiderueshëm të gjendjes shpirtërore të nënës.
Duke pasur parasysh këtë, ju rekomandojmë që të ndiheni e lumtur që jeni nënë dhe që foshnja juaj deri më tani ka shtuar 1000 gram në muaj. Me kalimin e kohës shtimi në peshë gradualisht bie dhe ka të ngjarë që kjo ndodh edhe me foshnjën tuaj.
Pershendetje doktor,
kam nje vajze 3 muaj e gjysem te cilen e ushqej vetem me qumesht gjiri. Gjate shtatzenesise kam qene nje person shume nervoz dhe e stresuar e e cila nervoz po me percjell dhe tani pas lindjes. Desha qe te ju pyes se a mund te kete ndikim stresi dhe nervoza ne sasi te qumeshtit? Po dyshoj qe qumeshti nuk po i mjafton vajzes per shkak qe nuk po shton sa duhet ne peshe (100g brena nje jave) perderisa deri ne muajin e trete ka shtuar cdo muaj nga 1000g.
Ju falemnderit.