Era e kembeve
Nita
(15 vite më parë)
Të falenderoj shumë për vlerësimin e punës sime.
Çdo fëmijë si edhe të rriturit djersitet pak a shumë. Djersitja e shputave të këmbëve është më e shprehur për shkak se në këtë pjesë ka më tepër gjëndrra të djersitjes. Ndërsa era karakteristike ka të bëjë me zbërthimin e djersës nën veprimin e florës bakteriale normale e cila është autentike për çdonjërin nga ne.
Kualiteti i mbathjeve (çorapet e pambukta-këpucët e lëkurës adekuate për stinën), ajrosja e këmbëve, pastrimi i këmbëve, përdorimi i pudrave adekuate për moshën janë vetëm disa veprime të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e shqetësimit të ngritur,...
I nderuari Dr.Selim,
jam nana e dy pacienteve tuaj dhe jam shume shume e kenaqur me sherbimet tuaja. Deshta t`ju bej nje pytje te cilen zakonisht ne ordinance po harroj t`ju bej, e kam beben 17 muajsh dhe i vie era e kembeve, çorapet ia nderroje rregullisht (2-3 pale ne dite), kepucet gjithmone i ka ortopedike, qka eshte me e çuditshme ai nuk i mban as kepucet as çorapet veshur dhe perseri i vie era si e nje te rrituri.
Ju pershendes