Ftohja
Ada
(15 vite më parë)
Që t'iu inkurajoj, problemi me të cilin ballafaqohet foshnja juaj është ndër më shpeshtit për bashkëmoshatarët e tij.
Ajo që ju duhet të bëni është lagështimi i hundës me tretje isotonike (sol.Physiologica-pika për hundë, që në barnatore mund të gjendet në forma dhe me emra të ndryshëm prodhuesish), toaleta e hundës me pompën-aspiratorin doracak për foshnje, lagështimi i ajrit të dhomës me avull kamomile!
Është poashtu i rëndësisë së pamohueshme prevenimi i kontaktit të foshnjes suaj me njerëz të ftohur (flamosur).
Gjatë gjithë kohës është i zanun në hundë, prandaj nuk mund të pi gji, nuk ushqehet mirë, për këtë arsye vetëm qan dhe nuk fle, ju lutem si duhet të veproj, beba është tre muajshe.