Zorret e foshnjes
Ermira
(15 vite më parë)
Nuk eshte i nivelit te edukimit te punetorit shendetesor shpjegimi i mungeses se oreksit tek femiu me ate se ai "i ka zorret e ngushta". Ne realitet cdo njeri prej nesh i ka zorret e holla dhe te trasha dhe ky eshte ndertimi normal i zorreve.
Per mungesen e oreksit tek femiu i moshes 6 muajshe duhet hulumtuar ne drejtim te anemise , infeksioneve urinare, crregullimeve gastrointestinale. Me korrigjimin e ketyre do te vjen tek permiresimi i kerkuar.
Djali im i ka 6 muaj dhe shume pak pi dhe ha. Mjeku me ka thene qe i ka zorret e ngushta. Kur mund te pres ti zgjerohen? Flm