javë pas jave
Disa prej shkaqeve të mundshme të agresivitetit të fëmiut ju i keni identifikuar në pyetjen tuaj. Për një vlerësim më të kompletuar të këtij fenomeni na duhen edhe shumë informata të tjera si p.sh.: cili është fëmiu i juaj me rradhë, në çfarë bashkësie familjare jetoni (të ngushtë apo të gjërë), deri në çfarë moshe keni qëndruar me fëmiun tuaj në shtëpi pas lindjes, etj...
Përfundimisht sjellja e fëmiut ka të bëjë ndër të tjera me shprehi të cilat formohen ngadalë dhe përmirësohen (luftohen) edhe më ngadalë. Megjithatë asesi nuk duhet të dekurajoheni, ndërsa dërgimi në kopsht është një mundësi e mirë që fëmiu juaj të shoqërohet me bashkëmoshatarë, që të jetë nën mbikqyrjen e edukatoreve dhe përfitimet për të folur sa më parë janë shumë më reale!
Që ju ta braktisni punën, në rrethanat e tanishme ekonomike dhe shoqërore, është zgjidhja më e panevojshme!
I nderuari doktor,
se pari po ju falenderoj që na keni mundësuar të ju pyesim në një mënyrë të tillv. Jam shumë e brengosur për djalin tim 17 muajsh i cili kohëve të fundit duket shumë nervoz dhe në shenjë pakënaqësie por edhe kur është i gëzuar na tërheq flokët, gjuan me qkado që ka në dorë, na kafshon etj.. A është kjo si pasojë që ende nuk po flet dhe kjo gjendje po e nervozon apo shenjë pakënaqësie që unë në mëngjes po e lë duke qajtur se po shkoj në punë (përndryshe shumë keq po e ndjej edhe veten sa ë shpesh po mendoj mos është më mirë ta le krejt punën), apo është më mirë që fëmiun ta dërgoj në kopsht e ndoshta atje argëtohet me fëmijë.
Faleminderit edhe një herë, e mirëpres me padurim përgjegjen tuaj.