javë pas jave
Edhe pse nga letra juaj nuk e kam te qarte se qfare keni ndermarrur deri tani per rregullimin e jashteqitjes se femijes suaj, ju perkujtoj se rregullimi afatgjate i nevojes se madhe behet me regjim te posaqem te ushqimit, qe nenkupton para se gjithash ushqimin e lengshem (qorbe, supe, lengje pemesh, qajra, uje), cerealie dhe ushqime qe permbajne shume fibra (fiku, dardha, kumbulla, kivi, kajsi, pjeshke, portokall).
Eshte me rendesi redukimi ne mase te madhe i ushqimeve te cilat shkaktojne kapsllekun tek femijet si: qumeshti (ne sasi te madhe), bananja, patatja, molla, karrota. Rregullimi i perkohshem i jashteqitjes behet me sirupa dhe ne raste te jashtezakonshme edhe me mikroklizma me kete destinim. Nese te gjitha keto nuk japin permiresimet e pritura atehere jo rralle duhet te konsultohet kirurgu i femijeve.
Pershendetje doktor,
Une jam nje nene e nje femije 2 vjec e 3 muaj. Eshte vajze dhe kohet e fundit ne po kalojme nje situtate te veshtire me procesin e jashteqitjes se vajzes tone. Qe prej gati 3 javesh vajza nuk ka nje jashteqitje te rregullt ditore dhe del nje here ne 2 dite ose edhe 3.
Edhe kur del ajo ankohet dhe e shoh qe vuan. Fillimisht kur iu shfaq kjo gjendje qante dhe e shihja qe jashteqitjen e kishte shume te trashe pastaj duke u normalizuar. Kurse ne keto ditet e fundit del nje here ne 2 dite por gjate gjithe kohes thote qe do te dale jashte, e marre dhe e ul ne oturak ose ne tualet por nuk ben gje. Ka ndodhur qe ma ka bere ne pampers ose edhe ne mbathje duke u shtrenguar fort sigurisht.
E verteta eshte se ne kete muaj une kam filluar tia heq pampersin vajzes dhe ne fakt ajo tashme kur urinon tregon dhe ulet menjehere ne oturak dhe e ben aty ose edhe kur jemi jashte shtepie dhe me tregon une e ul diku dhe serish e ben urinen. Per kete arsye une nuk i vesh pampers por ia ve ate vetem kur vajza fle.
Ajo e kupton diferencen dhe me duket sikur per kete ndikohet edhe ne te dalurin jashte. Gjithesesi doktor cmund te me thoni ju ne lidhje me kete problem qe po kaloj me femijen tim. Ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj, ju faleminderit.