Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Po përjetoj keq faktin që spo bëj dot një bebe :(

Nena nuk di se si ta permbaj veten ne lidhje me kete fakt, u bene 2 vite qe tentoj por asgje, analizat ne rregull,ovulimin e kam vetem nje dite, ditet e tjera nuk kam,kete e kam zbuluar nepermejt testeve te ovulimit. Ju lutem me thoni ca te bej nuk po e perballoj dot dhe presionin e te tjereve duke me pyetur cdo dite se pse une nuk nis nje bebe???Ju faleminderit nena te dashura

(13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Ju falenderoj me gjithe zemer per kurajon qe me jepni :)
(13 vite më parë)
Maris, une njof edhe 18-20 vjecare, qe jane martuar e ka qene gjithcka ne rregull, megjithate skane mbetur shtatezene dy vite, dhe kur kane mbetur nga natyra. Njof edhe femra qe ne moshen 40 vjecare jane martuar dhe kane femije. Keshtu qe mos u brengos, sic te thashe jane 12-24 ku mund te fekondohet qeliza veze, prandaj ki kujdes ne ate jave kur jane ditet e ovulimit.
(13 vite më parë)
Ju falenderoj shume shume tseiciles prej jush, me qetesuat pa mase,njera prej jush me pyeti sa vjece jam, sapo kam mushur 26. Kam dy vjet e martuar. Ju pershendes te gjithave dhe te faleminderit per mbeshtetjen :)
(13 vite më parë)
Ate dite qe ke ovuliimin llogarit qe edhe 2 dit para dhe dy dit pas asaj dite te kesh mardhenie sepse eshte me gjat ovulimi jo vetem ate dit qe e kalkulon ti maris.Kur te kesh mardhenie mos u ngre menjeher nga shtrati dhe te vraposh te lahesh apo pastrohesh por qendro te pakten 10 minuta ne poziten qe ke pas mardhenie( preferohet mardhenie ti me kurriz e shtrir).Nese ke mundesi relaksohu bashk me burrin diku larg ne nje pushim disa ditesh dhe shum e rendesishme thuaj jo stresit.Keto keshilla mi ka dhen mjeku im gjinekolog dhe shpresoj tet ndihmojn.
(13 vite më parë)
Maris e dashur, ovulimi zgjate 12 deri maksimum 24 ore, prandaj preferohet te keshe mardhenje nje jave, kur supozohet se ne ato dite mund te kete ovulim, ndersa spermatozoidet jetojne 24 ore deri ne 7 dite, por shumica 24, prandaj eshte e veshtire. Nese ke menstruacion te rregullt, gjeje javen ne te cilen mund te kete ovulim, dhe mos harro, duhet te keshe mardhenje cdo 24 ore, per me u siguru. Uroj qe muajin tjeter, na shkruan per nje rezultat pozitiv, do te lutem per ty, dhe per te gjitha femrat.
(13 vite më parë)
Pershendetje maris, mos u streso nga fjalet, e di qe ma shume ta bajn \"gajlen\" njerzia se ti vet, sdi qysh munden me prek aty ku te dhem me se shumti...une i kam dy vajza, kur mbeta shtatzane ne vajzen e dyte, me shume u interesojke njerzve se cfare gjinie ka beba se sa mua, kur e kuptuam qe eshte vajze e kur iu tregoja, me thonin: ani mos u merzit...ooo sa me preknin ne zemer kto fjale..pastaj kur linda arriten ne depresion me me qit grate...e di qe e ki veshtire mos me u ndiku nga fjalet, por mundohu qe mos me u stresu se kjo ndikon shume ne mosmbetje shtatzane, edhe fundja me IVF...nje e njofshme e imja 2 binjak i ka tani pas 10 viteve, kshtu qe mos u ben merak, edhe analizat te paskan dale mire...te pershendes dhe uroj qe se shpejti te na kumtosh lajmin e mire ketu ne portal :)))
Enida Bajraktari (13 vite më parë)
Prsh maris. Hic mos u ban merak se ka per te ardhe dita me e pas nje bebe derisa analizat te kane dale ne rregull. Te njejten gje si ti kam kaluar edhe une por mos u streso rri e qet se edhe stresi ndikon shume. Edhe mua me asht dasht disa kohe me ngel shtatzane dhe me kane ngacmu shume te tjeret sa nje here erdhi nje kojshi qe nusja e saj ishte martuar pernjehere me mua dhe me tha \" ku je maj ti se shife nusja ime e beri vajzen e ti asigja\", se ke iden sa u merzita, po nuk kaloi shume kohe dhe ngela shtatzane me dy vajza binjake qe sot i kam 3 muajshe. Mos u merzit dhe mos e caj koken per te tjeret se nuk po e dojne nje bebe per ty ma shume se po e don ti per vedi. Rri e qete dhe mbaji shpresat te zoti. Uroj te mbetesh shtatzane sa ma shpejt.
Vlora . (13 vite më parë)
pershendetje maris ishalla don zoti edhe sa me shpejt mbetesh shtatzane ,une per vete kom 8 muaj qe jam martu tash jam gati 3 muaj jam shtatzane mirpo aspak nuk kom pas deshir edhe pak me mbet po qe zoti dashti,ti mos e ki gjithmon ne mendje sepse e ke me te veshtir une njiher hiq nuk kom mendu per shtatzani edhe mbeta ,te uroj te mbetesh sa me shpejt shtazene mirpo mos rri me stres .
Hana Hoxha (13 vite më parë)
Pershendetje maris,e lexova brengen tuaj dhe me duket se pa arsye brengoseni,si fillim nuk eshte shume dy vite mos me mbet shtatzan.Nuk e di qfar moshe ke por njeher do te sygjeroja qe stresit duhesh me i dhan fund.Vetem nje dije qe stresi i tepert te ndikon direkt ne mbetjen shtatzan,kete ma ka thene nje mjeke ne spotalin sistina acibadem ne Shkup.Per mbarsim artificial nuk do te preferoja njeher,prit dhe pak e dashur dhe mundohu me qetsu veten dhe me largu stresin dhe shpresoj te kesh rezultate.Nuk di ne ke shku ne kontrolla ne spitalin privat sistina ne Shkup,te sygjeroj te shkosh te kontrollohesh dhe atje.Vetem merre shtruar dhe qete dhe shtatzania sigurisht qe do te vjen dhe uroj te kemi lajme te mira nga ti...... Gjithe te mirat,mendo pozitivisht .
Sila (13 vite më parë)
Pershendetje marsi,testet e ovulimit nuk jon edhe aq te sakt,se mua me dilshin qdo dit qe kom ovulim e kjo dmth nuk osht e sakt se ovulimi sipas mjekve qe mkan tregu per femrat, me cikel te rregullt dmth qdo 28 dit jan dita e 12 deri 15 e per kto qe i kan pak ma me vones pak ma rall, po konsultohu me gjinokolog per ovulim te tregon edhe munet me kan fakti qe e streson veten mos me pas ovulacion, se te njetin problem e kom pas po mu me thojke mjekja prej stresit e ke largoja vetit edhe kur e kom qetsu veten e skom mendu, tash jom shtatzene,e edhe per ty vlen kjo keshill,qetso veten mos i ndegjo fjal qka e qysh ,edhe merre punen qet pa mendime pse spo kom ovulacion e tjera, ki me pas sukses.vetem mendimet largoj nga koka mos streso veten me mendime, te uroj qe sa ma shpejt te nisesh edhe ti nje bebe zoti te ndihmoft, se edhe pa than zoti sbohet asgje,te uroj qdo te mir
(13 vite më parë)
vizito ndonje spital apo klinike ku trajtohen pacientet te cilet deshirojne te kene femije permes IVF-se. do kesh sukses vetem qe kushton ose pasiqe e din diten kur ke ovulim rezervoje burrin per ne shpi:-))) por ndoshta dhe kualiteti i speremes se burrit nuk eshte i mire???
Loraaaa (13 vite më parë)
Pershendetje Maris ti per me mbet shtatzan duhet te jesh e qet.Duhet te kesh besim tek zoti,edhe une kam qen kshtu si ti edhe une per heren e par mbeta shtatzan mbas 6 viteve martes edhe ti ke per tu ber me femij se shpejti vetem duhet te jesh e qet,dhe duhet te kesh besim ne zot,te pershendes nga zemra te uroj te behesh se shpejti me nji bebe,me fal maris po sa vjeqare je?
Eda 1 (13 vite më parë)
Pershendetje e dashura Maris,shpresojj se shuume shpejte do te plotesohet deshira,kupto qe vetem Zoti kur don na fal femijet,dhe cdo gje ndodhe per nje arsye,mos u merzit shijo cdo moment te jetes,sepse shume shpejt do e perjetosh ate kenaqesi,une e kam nusen e axhes e cilas nuk pat femije 13 vite ndersa tani i ka 4 femije si drita dhe te gjithe mjeket i thonin te dy jeni shume mire,e dashur qe 2 vjet je mjartuar e jo qe 20 vite mos u brengos,fjalet e hallkut kjurr nuk pushojne,une si u martova pas 11 muajsh linda djale,tani me pyesin kur do na lindesh nje vajze.Shkruva shume gjate por te keshilloje mos te merzitersh sepse stresi dhe nervoza mund te jene shkaktaret kryesore.Te uroj shuuuuume fat
Rozana (13 vite më parë)
pershendetje ,nuk duhet te merzitesh se gjendja shpirterore ndikon ne mosmbetje ,un akoma skam bebe se shqetsohem ,por kur jam vizituar me ka thene gjinekologia qe duhet te rish shum e qet dhe sduhet ta mbash mendjen ,mos mendo per te tjeret cthone ,por ri e qet qe biesh shtatzane ,te uroj sa me shpejt me nje bebe ,dhe mos u merzit,gjith te mirat

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?