Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lindja pas terminit

Nena te dashura nuk kam asnje pyetje vetem desha t'ju pershendes te gjithave se me pergjigjet e juaja kam mesuar shum pasi qe po behem nene per here te pare. Me 14 kisha terminin per lindje por nuk ndodhi, sot me ndalen ne spital pasi qe vajza ime nuk kishte shume uje dhe duhet te intervenojne per ta shpetuar... Jam shume e brengosur por me siguri do t'ia dal pasi qe vajza ime po me jep force... Nora.

Arbnora Krasniqi (13 vite më parë)
Elona (13 vite më parë)
Pershendetje Nora mos e merr me frike se eshte me keq kerkoj ndihme zotit se vetem ai ta lehteson lindjen te uroj mbaresi ne jete e nje rritje te bebit sa me te lehte.
(13 vite më parë)
O nora, sa me emocionove, eshte momenti me i bukur i jetes qe ke perjetuar dhe do perjetosh ndonjehere. Te deshiroj lindje teclehte
Megi , (13 vite më parë)
lindje sa me te kollajte nora, ishalla me nje bebe sa me te bukur dhe te shendetshme. un pasneser e kam terminin, jam ne pritje. :) na trrego per eksperiencen
Eda 1 (13 vite më parë)
Nora vetem atehere do ta kuptosh arsyen e jetes, do te mendosh qe ke jetuar kot, do e pyesesh veten perse kam pritur deri tani. Nuk ka kenaqesi me te madhe se te kesh femije, te uroj te lindesh sa me lehte. Une kam lindur me operacion dhe aq lehte kam kaluar sa edhe 10 i beje e nuk frikesohem, te uroj te lindesh sa me lehte edhe ti, e engjellushes se vogel jete te gjate dhe te lumtur. P.S. te lutem na trego tani si kalove ne lindje.
(13 vite më parë)
Sigurisht qe do ja dalesh, te uroj sukses, dhe nje bebe te shendetshme. Te presim ne kete portal si nene shume te dashur per engjellushen tende
Stela Vlore (13 vite më parë)
te uroj suksese Arbnora dhe ta kesh princeshen tende sa me shpejt ne krahet e tu.te uroj te te shkojn cdo gje mire.te pershendes
Sila (13 vite më parë)
Pershendetje Arbnora, uroj qe te kalosh sa me mire ne lindje, e me siguri qe do t`ia dalesh, e uroj qe ta lindesh nje vajze te bukur, me jete te gjate e shume fat. Zoti te ndihmoft, cdo te mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?