Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Qifti pas martesës

Pershendetje nena, une jam martuar qe 5 muaj, mirepo hic s`po me pelqen jeta bashkeshortore, para marteses me burrin kam dale cdo dite, tere diten kemi ndejt bashke, ndersa tash nuk dale gati kurre, ai del cdo dite, une rri ne shtepi me vjeherrite, me eshte bo vetja bajat keshtu, a me tregoni si ka ndryshu jeta juaj pas marteses per te mire apo te keq, dhe me keshilloni si te kthej harmonine ne jeten time sepse lidhjes sone me duket se po i vjen fundi :s Flm shume.

Drena (13 vite më parë)
Rina (13 vite më parë)
Perseri jam une Rina... Drena me duket qe diçka nuk eshte ne rregull me burrin tend, shikoja telefonin edhe shiko me ke po del dhe disa shenja tjera, sepse nuk eshte normale te martohesh qe 5 muaj e te kete kesi sjellje. Prandaj e dashur behu pakez dinake, assesi mos e lesho veten, be make up, veshu bukur edhe pse je ne shtepi. TI UROJ TE GJITHA TE MIRAT E BOTES.
Flora (13 vite më parë)
Te pershenedes nga zemra Drena nuk je veq ti qe ki probleme edhe une e kom te njejtin rast, une jam martuar qe 3 vite e hala nuk kom femije, burri kurre nuk fol me mu, as edhe nje fjale qe 3 vite qe jam martuar kurre sjam dale kerkund me to vec ne familjen tem kur me qon raportet me familjn tem i ka te mira po me mu kurre nuk fol edhe nese i thom dicka une a kthen me agresivitet nuk di cka te bej, kur i thom te kom nje femije nuk fol as po as jo, nuk di cka te boj edhe burri jem del cdo dite dhe kurre s`me thote hajde dalim hic, ishalla bohet mire se keshtu jeta nuk shkon!
Florentina (13 vite më parë)
Po Drena ju a keni qene te dashurun ma heret edhe pse nuk flet me ty, duhet me fol me i thone per cfare arsye spo flet e per cka rrin nervoz, po shprehna palidhje po keshtu marredhenie a keni edhe per cfare arsye nuk i don familjen tone? Te pershendes.
Irma (13 vite më parë)
Drena, mfal qe po jom qishtu direkte, po une po dyshoj mos e ka ai dikend tjeter, se qito sende qe po na tregon, shenja te tradhetise jon, nese ska marredhenie seksuale, ska komunikim.... ski qa tjeter, ai vec e paska dikend, po kqyr kontrolloje njehere me kon po rrin, ka po shkon... met mira ishalla.
Luis Luis (13 vite më parë)
une te kisha preferu me fol me burrin si thojn me ba bised si burrat mos ndoshta ja kan mbushur kryt kunder teje dhe familjes tende zakonisht nenat i bejn keto edhe mu mu kan perzi e me perzihen vjerrija ne fillim kur u martova ne ch 1 vjet kem ne banes ton ajo pat deshir me mu ba komandant edhe ne shtrat qka bojm ka pas qef me dit rrogen ja merrke burrit kur u bajshim gati me dal thojke pse pe merr me veti del ti me shok etj etj po i thash burrit qeshtu smuj ma du me dal ne banes ton edhe dolem tash shum mir jemi edhe pse perzihet endi sja fuss tybe hiq ban se spava e ban se snjeva e ma mir kqyr bisedo me burrin thuj qka u puna jone qka a ka bahet tregom krejt se qka ke etj etj gjan nje zgjidhje sa nuk esht ber von nese e doni njeni tjetrin mos merrni vendime te gabuara
Drena (13 vite më parë)
Ne fakt, une nuk u shpreha qarte ne fillim, ne lidhjen tone mungon komunikimi, burri veq vjen han buke, kurgjo nuk folim, aj shkon kqyr tv ose del, ne shtrat shkojme vetem per ta bere gjumin pa asnje fjale, flet me mua ne menyre agresive, me bertet per cdo gje, aj nuk flet me prinderit e mi qe gati 4 muaj dhe tek prinderit shkoj shume rralle, etj etj mund ta paramendoni! Une po plasi brenda dhe nje dite vetem kur te shperthej! Me ndihmoni se sdi cte bej, me duket se i kam ra pishman per martese, po tash eshte vone ska kthim!
Rina (13 vite më parë)
Pershendetje Drena. Edhe une kam pasur kete problem te njejte si ju, kur lexova mendova qe e kam shkruar une hahaha. Jam martuar qe 18 muaj, kemi qene bashke 5 vite, kemi dalur cdo dite, raporti yne ka qene aq i merkullueshem sa te gjithe na kishin lakmi, perfundova fakultetin dhe u martuam. Pas marteses shume gjera ndryshuan, burri dilke cdo dite ndersa une rrisha me vjehrren ne shtepi, shoqet e mija dilshin cdo dite, ato ishin pa obligime, burrin nuk e kisha ne shtepi, cdo dite punet e njejta dhe rash ne depresion edhe pse burri me donte sikur para marteses, por njerez te rinje, vendi ndryshe, obligime me shume e bejne te veten. Mbeta shtatzene dhe me dhuroj Zoti nje femije te shendoshe. Antistresi eshte femija, 9 muaj meresh me shtatzani pastaj me rritjen e femijes, beso se asgje tjeter nuk te shkon ne mend, bisedo edhe me burrin dhe tregoj qe edhe ti ke deshire te dalesh dhe cdo dite per ty eshte monotone gje qe po ndikon edhe ne martese. Besoj qe do te kuptoj. Cdo te mire dhe te uroj shuume sukses.
Leena (13 vite më parë)
Prsh Drena, une jam e martuar gati qe 2 vite sikurse edhe ti edhe une sa kam qene e fejuar po edhe para se te fejohemi kem dale shpesh me burrin tim normalisht se disi kemi qene me te lidhur por nuk do te thote se keto vazhduan edhe masi u martuam, se kuptohet pasi qe martohesh 90 % ndryshojne gjerat nuk do te thote ta qosh lidhjen tende ne shkaterrim per faktin se nuk je si me pare sepse eshte gje normale tek ne shqiptaret sidomos keshtu qe me mire eshte per ty te ulesh nje nate te flasesh me burrin tend, tja hapesh zemren me nje fjale se sa ta qojsh lidhjen tuaj ne shkaterrim per pune qe nuk mundesh me dale normal se fillimi te duket i veshtire sikurse te gjithave, besoj qe i duket fillimi i veshtire por sa me perket mua te kisha thene qe te flasesh me burrin tend dhe besoj qe do te kuptoj. Te pershendes nga zemra mundohu te jesh sa me e qete dhe si thojne nje fjale mos e thuaj fjalen e fundit te paren, qao qao.
Florentina (13 vite më parë)
Me vjen keq Drena po duhesh mu pajtu me te gjithe nese je mire me burrin e kalon mire ske nevoje me u brengos pse nuk del normal se nuk mundesh qysh je dale ma heret tash me dale kryesorja me pas komunikim te mire me bashkeshortin e vjehrrine e ske nevoje me i dhane fund marteses pse nuk del e nese ki tjera probleme nuk e di cka te them. Te persendes e te uroj fat!
Alma (13 vite më parë)
Pershendetje Drena... Une kam 7 muaj qe jam martuar e vazdoj te jem e lumtur si para martese madje dhe me shume pasi pres eshte nje femije. Te te them te drejten jeta ime nuk ka ndryshuar shume nga koha para martese, kalojme shume mire, dalim gjithmone bashke, kurre pa njeri tjetrin qofte edhe per te shkuar ne supermarket... martesa nuk duhet te jete e trishtueshme perkundrazi eshte fillimi i nje jete te re edhe me te bukur. E rendesishme ne cift eshte komunikimi ne cift... nese arrin te komunikosh ti flasesh per cdo gje bashkeshortit tend, ti thuash cka te merzit, cka te shqeteson, ti shprehesh deshirat e tua... e nqs ai te degjon dhe arrini te keni nje komunikim te mire kjo eshte zgjidhja me e mire pasi martesa nuk eshte te rrish ne shpi me vjehrrin e vjehrren... eshte shume me shume... te uroj gjithe te mirat...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?