Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kur duhet futur beba në dubak?

Jam nene per here te pare, kur preferohet me e fut femijen ne dubak apo kerr? Ju faleminderit shume nena te nderuara.

Mili (13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Pershendetje nena te nderuara,edhe une pajtohem me mendimin e Dianes,ndoshta edhe djali im qe eshte 7 muajsh do te kishte fillu te eci nese e kisha fut ne rrethore(dubak) POR problemi qendron ne ate se cfare pasojash negative mund te kete femija ne vitet e ardhshme.ne mezi presim ti shohim femijet tane ne kembe por duhet te analizojm me pare cka eshte me e dobishme per femijet e jo per ne.gjithkund ku kam lexu ne internet per venjen e femijes ne rrethore mjeket nuk e rekomandojne aspak.gjithkush dine me mire per femijen e vet por ne ketu vetem japim mendimet tona qofte pozitive qofte negative.gjitha te mirat
Eda1 (13 vite më parë)
Un pas muajit 6 e kam fut djalin ne dubak tani esht 7 e gjysm, nuk e kam len shum nga 3 her dit ka pak po eshte mesu tash shum mir me hapat edhe me nejt ne kembe. Po edhe djali motres ka hy ne dubak edhe esht mesu me hec shpejt ne muajin e 8 ka fillu me hec, edhe te tjer femij qka kam ndegju qe kan fillu me shum shpejt.
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Nena,se pari nje gje duheni me dit qe femijet deri ne moshen 10 muajshe nuk ben qe te rin ne kembe per shkak te problemeve ne te ardhemn,nese femija futet heret ne dubak ose do ket tani probleme me kukat ose ne te ardhemn do ket probleme me kurriz,ku do qe lexoni per kete gje ateher keni me e pa qe deri ne muajin e 10 duhet te ket kujdes me femijun qe mos te futet ne dubak dhe shume kohe te shkurt te qendroj ne kembe.Ne muajin e 1 dhe ne muajin e 6 preferohet te behen kontrollat e kukave te gjith femijet,ateher kur te shkoni pyteni mjekun dhe do te vertetoheni per kete qe une ja u thashe
Mimoza 1 (13 vite më parë)
Une e kom djalin 6 muajsh dhe qe nga muaji i trete e kom fut ne dubak. Tani vetem sa nuk ja ka nis te eci mund te qendroje gjate ne kembe pa e mbajtur. Ju pershendes.
Loreta Lori (13 vite më parë)
pershendetje Mimi tash em mjeksi nuk preferohet me vu fmin ne dubak fare, mirpo kshtu per ata qe i ven ne duabk duhet me fillu nga muji i 6 mirpo ne fillim jo ma shum se 5 minuta 2 a 3 her ne dite nga 5 minuta pastaj shkon tu ja zagjat. Une kam djalin dy vjeq edhe e kam fut ne dubak kshtu kam vepru dhe eshte mire dhe ka ec si i ka mbush 13 muaj. klm ti dhe bebi

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?