Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Moskuptim ndaj ushqyerjes së bebit

Pershendetje te nderuara nena, jam nene per here te pare, kam lindur para rreth 6 muajsh nje femije te shendetshem 4 kg. Cdo muaj ka fituar nga nje kg, deri ne muajin e 5 e kam ushqyer vetem me qumesht gjiri, por ne viziten rutinore pediatri me tha t'ja filloj edhe me ushqime shtese. Kam filluar me banane dhe me qumesht me keksa, djalit i pelqejne shume, por tani marr kritika nga burri por me te u sqarova dhe tha vepro si di me se miri, dhe vjehrra me kritikon qe jam duke e ushqyer shume, bebi do te shendoshet kur te rritet etj, frikesohet qe do t'ja ndaj gjirin, por nuk eshte e vertete sepse mendoj deri sa ti beje bebi 18 muaj t'i jap qumesht gjiri... Ndoshta edhe kane te drejte por sigurisht qe me kuptoni se bebi ka filluar te jete me aktiv dhe tani fillojne edhe dhembet dhe frikesohem se do te humb peshe, ky reagim i tyre me merzit jashte mase dhe ndihem shume keq, sepse askush si nena nuk ja do te miren femijes. Jam munduar t'ia shpjegoj por nuk kuptojne vjehrra me thote edhe 4 muaj nuk eshte dashur t'ja fillosh me ushqime. Cfare do t'kishit bere ju ne vendin tim sepse me te vertete po ndihem keq? Cdo te mire :)))

Eda 1 (13 vite më parë)
Rueda Rexhepi (13 vite më parë)
nena te nderuara foshnja mundet te ushqehet prej muajit te 3 por me ushqime te lehta si psh kos pa undur,molle e zier,karota te ziera natyrish te pergaditura me blinder etj.domethene duhet te jepen ushqime te lehta per arsye se foshnja te mundet te pije sa me shume qumshtin e nenes sepse ai me se shumti ka nevoj per ate sidomod deri ne muajin e 6.nese i jepet ushqime te renda si psh biskfita atehere ai me ore te tera nuk do te deshiroje te thithe dhe keshtu gradualisht do te filloj ti largohet thithjes.
Eda 1 (13 vite më parë)
Ju falenderoj nga zemra per keshillat e juaja, do te perpiqem t'i jap me shume peme dhe perime, ndersa keksat do t'i heq gati teresisht nga menyja. Kam zgjedhur nje metode te ushqyerjes ne dhomen time, aty ku nuk me sheh njeri qe a po i jap me shume apo me pak, ta kursej veten nga fjalet dhe merzitja. Ju uroj jete tge gjate juve dhe engjujve tuaj... Paqe per te gjithe :)
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
pershendetje te kisha preferu me dhen ushqim shtes se edhe mu djali mka lind 4 e 300 e pak para se mi mbush 5 muaj e kam ushqy e kur eprovova e pashe qe djali u ngop kenaq dhe gradualisht ja kam shtu ushqimin ngapakam mirpo edhe koh pas koh edhe une i kam dhen keksa ma qumsht ngapak me ta then drejten edhe pem perime,edhe ti jepi mirpo burrit e vjehrres thuaj se veq ngapak pi jep per qejf qe mos me pas konflikte klm tung
Luis Luis (13 vite më parë)
eda edhe un e kam djalin edhe nje jav i ben 6 muaj deri me sot e kam ushqy mu qumesht gjiri diteve te fundit i kam dhan edhe artificial kapak se qumesht kam po mundohem mu dobsu se shum kam shtu pesh sot ja nisa mi dhan karrota edhe kompira te zier edhe me mix jakam perzi mjekja ktu ne ch me ka propozu vet mi nreq se ma te shendosha keksa te kisha then mos ti japesh se veq e shenoshin jepi pem perimederi sa te deshiroj te haj vjerres e burrit banjav rrafsh se askush ma mir se nena sdin me rrit nje beb edhe mu vjerra me perzihet edhe pse jetoj veq meburr po i tham ok masandej e baj menyren teme tung e dashur
Evelina Ndrecaj (13 vite më parë)
Degjo une femijeve te mi kam fillur ti jap ushqim shtese sapo kan hyre en muajin e 4.Tani kan 16 jan me te rritur se moshataret e tyre por aspak me te shendosh.Per sa i perket vjerre po te sqaroj ,perpara nuk i kan ushqyre femijet deri pas vitit te pare, pasi kan menduar qe femijes i mjafton vetem gjiri i nenes po studimet e fundit tregojne se prej muajit te 4 femijes duhet ti shtohet ushqimi shtese normal me sasi te vogla ne fillim. Per sa i perket sasise qe i jepet femijes ajo eshte relative sepse dallon nga njeri tek tjetri por ti vazhdo ushqeje femijen deri sa te sheh qe ai eshte ngopur.Femija kur te ndihet i ngopur do te jete me aktiv nuk do te qaje dhe to te fle mew mire .ciao
Denisa (13 vite më parë)
Eda, une mendoj qe femija duhet te filloje te ushqehet rreth muajit te 6, dmth e perkrahe mendimin e pediatrit, sepse ai tani pervec qumeshtit ka nevoje edhe per vitamina te tjera. Edhe une kam fillu ta ushqej femijen tim ne moshen 6 muajshe. Por ajo qe do te rekomandoja eshte qe te mos i japesh keksa, por vetem peme dhe perime. Per keksa eshte ende i vogel, sepse ato veshtire treten edhe vetem trashin e nuk kane vlera ushqyse. Pemet dhe perimet nuk do ta trashin djalin tond, edhe ne anen tjjeter do ti merr te gjitha vitaminat per te cilat ka nevoje. Sa me shume peme dhe perime. Te pershendes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?