Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjidhënia

Pershendetje, kam beben 3 muajshe dhe mendoj qe deshiron te ma ler gjirin, pin shume pak dhe e merr shume me zor, a mund te me tregoni a ju ka ndodhur edhe juve edhe a ka ndonje menyre qe ta stimuloj dhe te vazhdoj te pi perseri pasi qe nuk e ka lene ende krejt?

(13 vite më parë)
Gona Isa (13 vite më parë)
Pershendetje Vera kshtu e kam pas edhe une me djalin tim se nganjeher nuk donte me pi ka 4-5 or, ose ndodh qe edhe esht i zent te hunet edhe sun mer frym e per at nuk pin shpesh, por nese esht duke shtuar pesh normale nuk ki pse mu friksu se dmth i del boll at qe epin. Tung te pershendes.
Orkida (13 vite më parë)
Pershendetje nena, mua me ka ndodhur identik e njejta gje. Nuk donte te pinte ne gji, kam provuar qumeshtin formule dhe sa filloi te mesoi biberonin shkeputej akoma me shume me gjirin.Une ia hoqa qumeshtin formule dhe insistova me gjirin edhe pse ai ne muajin 3-4 mezi e merrte gjirin,i jepja ne kembe duke i kenduar duke e shetitur saqe dhe naten vone cohesha ne kembe duke bere shetitje neper shtepi dhe kur se kishte mendjen i jepja gjirin se dukej qe e kishte marre inat. Kam vazhduarkeshtu deri ne muajin gjashte. Tani qe eshte 9 muaj e ve njehere ne gjume pastaj pas 5 min kur eshte i pergjumur i jap te pije,se kur este zgjuar spi asnjehere,kurse kur eshte i pavetedijshem (ne gjume atehere pi).
Evis (13 vite më parë)
Pershendetje Vera, per mendimin tim, ka mundesi qe ty te eshte pakesuar qumeshti i gjirit prandaj edhe beba jote pi pak. Normalisht nuk ngopet prandaj jepi dhe qumesht shtese qe te te shtoje mire ne peshe e te mos ngelet mbrapa. Bebi im nuk me ngopet me qumesht gjiri se kam pak, prandaj une i jap edhe qumesht formula, por kurrsesi sma ka lene gjirin, i pi te dyja llojet e qumeshtit me shume deshire, tani varet edhe nga femija por besoj se edhe bebi jot ska per te ta lene gjirin. Vazhdo dhe nje muaj keshtu se pastaj i fillon ushqimin dhe femija yt do jete shume mire. Te uroj gjithe te mirat
Blerta M (13 vite më parë)
Vera,nese e merr shishen me qumesht formula ok jepja,se qika jem nuk e ka dasht kurfare qumshti,bile as shishen kurr s\'ka dasht me marr,me luge provojsha me i dhan,por nuk e dojke asnje lloj qumeshti,se pata provu 2-3 lloje.Ma mire jepi formula,le te ngopet,po edhe ne gji maje sa te mujsh.Une prej 3 muajsh kam fillu me ushqim shtese ( te hipp-it )qe eshte prej 4 muajve,sepse gjinin se merrke,kurfare qumeshti sdojke,spata qare.
(13 vite më parë)
Feleminderit Blerta, naten ka pire shume mire por tani ka filluar qe edhe naten te mos e mer gjirin ..por a mendon qe duhet ti jap edhe formula apo veq keshtu te vazhdoj, por une mendoj qe nuk ngopet vetem keshtu, dhe po ti jap formula kam frik se do e le gjirin krejt, nuk di qfare te bej !!!!!!
Blerta M (13 vite më parë)
Vera njejte me ka ndodh edhe mua.Por ti nuk e ke ceke a pin sa eshte ne gjume.Sepse fmiu im ne gjume ka pi shume mire.Ndersa zgjut jo.Mirepo jom mundu disi me gjete menyren me e fut ne gji,duke e mashtru.P.sh jom ngrit ne kembe me bebe ne gji,e shpesh duke e drejtu nga ndonje objekt qe ka qef me pa,e shpesh edhe duke e lekund njekohsisht.Por dikur masi i boni 6 muaj filloj me marr shume mire.Tash i ka 9 muaj,ende ne gji e kam.E kane disa femi keshtu nje faze,por e kalon,mos u be merak.Shpresoj sado pak te kam ndihmu,te pershendes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?