Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Escheria coli te fëmija

Pershendetje nena, po ju shkruaj nga halli i madh qe kam me femijen tim. Femijen e kam 14 muajsh, prej muajit te 5 i eshte paraqit ne urine bakteria e escheria colit dhe prej se iu ka paraqit nuk han, ne gji e kam por ata qka e pin e vjell, e kom pas te mjeku rregullisht ai mi jep injeksione, ia largojne nje kohe por prape i kthehet. Pyetja ime do ishte se a eshte provuar dikush nga ju me kete bakterie tek femijet e juaj dhe si keni vepruar qe ti kaloj dhe sa eshte e demshme tek zhvillimi i femijes? Ju lutna me gjithe shpirt te me jepni pergjigje se po qmendem se cdohere pe shoh femijen tim poshte e ma poshte... faleminderit per mirekuptimin, Gresa.

Gresa (13 vite më parë)
Besim (2 vite më parë)
Dhurata te lutes a mund te me tregosh ai qubet ai qaji? Eshe pse jam ne briani nuk po din si te merren me vajzen time. E vleraon perfjigjen
Ali (7 vite më parë)
shof ketu komente para 6viteve si I keni sot bebet a jan sheruar
Gresa (13 vite më parë)
Pershendetje Dhurata ma trego emrin e çajit qe e ki perdore per sherja koll te lutem tung
Dhurata (13 vite më parë)
Pershendetje Gresa, e kuptova hallin tend e une e kam kaluar ate me heret kur vajza ime 4 muajshe pat fituar E-cheria Coli, ka marre antibiotike, injeksione cfare s'kam perdore, aq me shume qe perdorsha antibiotike virusi behej me rezistent, deri sa nje mjek me keshilloi ti perdori çaj per E-cheria Coli qe blihet ne barnatore, ia perdora tre jave rresht dy here ne dite, kur e dergova per analize, ajo qe dita ime me e gezuar, perderisa ne urine ishte gjithcka ne rregull, prej pervojes time te preferoj çajin.
Ema (13 vite më parë)
Tung Gresa, e lexova shqetesimin tend dhe vertete me erdhi keq se si nene e di se si ndihesh, se pari desha te te them se mos u bo merak hic, fal Zotit kemi edhe mjeke shume te mire tash, edhe se nje bakterie nuk mund ta mbyte askend, cdo njeri ka bakterie, organizmi i njeriut eshte me i forte se cdo bakterie (po te shkruaj nga pervoja se edhe une kam pasur nje bakterie ne zorre te trashe dhe me muaj jam friguar derisa nuk mi tha nje doktor keto fjale qe po ti them tash une ty ;)). Ok eshte mire te konsultohet ndonje mjek pediater (jo urolog, se me sa di une urologet jane per meshkuj) Toro qe ta ka rekomanduar Meri eshte mjek i mire po prap ti vendos. E sa i perket ushqimit qe nuk han jane disa femije ashtu vet pa apetit, une vajzen e kam pas keshtu derisa i ka mbushe 3 vite ma shume kam qajte une se ka honger ajo hahaha tash ka fillu me ju rregullu apetiti, ti jepi vitamin c ma shume jane disa pika REDOX (jane vitamin c) edhe ja forcojne imunitetin edhe e shtine me honger, e kur i rritet imuniteti edhe bakteria largohet ma shpejte. Largo stresin se krejt ka me u rregullu ;))
Meri (13 vite më parë)
Gresa te kisha preferuar ta dergosh beben te pediatri Halim Toro. Eshte shume i forte profesionalisht dhe kogja i njohur ne Prishtine. Une kontrollat mujore djalit tim tek ai ja bej. Gjindet ne Ulpiane afer shkolles Hasan Prishtina ne Prishtine .Ai nuk e kontrolllon beben veq siperfaqesisht si thone populli sa per sy e faqe . Mbetet e jotja te zgjedhesh se ku e dergon beben. Gjithe te mirat.
Gresa (13 vite më parë)
Faleminderit dhe njehere per ndihmesen qe me jepni ty Rexhije dhe Valit shume, Rexhije po ne kete numer mi ka dale sherja kolli 100.000 ne 1 ml urine. Keshtu Rexhije sa ka qene e vogel eshte e vertet se e kom la me palloma por prej se me ka thene mjeku se nuk ben me palloma e kom shperla me uje oo Rexhije jom ne gjendje edhe me i qit pelena me llastik sikur jom rrit vet veq me i kalu kjo bakterie me duhet te vije edhe ne Prishtine ta provoj edhe atje qka po bahet dhe qka ta merr mendja ty deri kur do ti zgjas keshtu kjo bakterie? Ok ju pershendes shume dhe te shkruaj kudo qe ta dergoje, inshallah gjej mjek te mire se jam shuuume e merzitur, tung.
Rexhije (13 vite më parë)
Gresa, ti a e pastron vajzen me uje apo e fshin me keto pallomat e lagura? Une te kisha propozu me pastru me uje se une ashtu veproj me djalin dhe eshte e vertete se kjo bakterie gjendet ne zorren e trashe dhe te vajzat deperton me shume se mvaret qysh e pastron, vajzat gjithmone duhet me i pastru prej vagines te poshte e jo te nalt edhe sa me shume e shperlan me çaj kamomile se ashtu me ka thene urollogu po ti gjithsesi duhet me vizitu vajzen te ndonje urollog me pa a e ka infeksionin nalt apo poshte. Gresa ketu ne Prishtine, ne veternik nese e din ku eshte gjendet spitali 'Lindja' aty punon nje mjek urollog shume i mire per keto pune, emrin e ka Taner Jusuf dhe ai te tregon me mire per cka do se une e kam pas para 4 muajve 2 here dhe me ka thene qe djali eshte mire, eshte me rendesi qe nuk e ka infeksionin nalt po ne fshikez te urines dhe vetvetiu kalon por sa eshte femiu ne pampers kjo bakterie gjendet aty din te rrin ne pampers. Gresa une e kam lindur djalin 2.770 kg tash i ka 10 muaj e gjysem dhe peshon 9.400 nuk eshte shume i plote se eshte shume i gjalle, tan diten rrin ne rreth ne dubak dhe per mashallah hane mire e sa per vajzen nuk ke nevoje me u bo shume merak se mjeket per kete pune jane dhe i ndihmojne me ndonje antibiotik. Gresa nese ke mundesi me shkruaj me trego sa i ka dal echeria coli vajzes ne numer 100.000 me shume apo me pak ok?
Vali (13 vite më parë)
Pershendetje Gresa, kuptova hallin tende e me te vertete kjo bakterie eshte e rende edhe tek te rriturit, para tre muajve nuk sherohet e tek femijet nuk di, une te kishe proferu tek keta mjek: Fazli Mekuli, adresa te teatri Dodona, ose Memedali Azemi, mbrapa AAK - Ulpiane, jane pediater te mire e analizat te kisha sygjeru te behen ne laboratorin MIKROBIOLOGJIA, Dardani te ora, po ti prape vendos dhe pyet per mjek vec mos e neglizho se eshte bakterie e keqe, ishalla i kalon sa me shpejte, ju pershendes.
Gresa (13 vite më parë)
Rexhije faleminderit njeherit per pergjigjen e dhene fillimisht po filloj te tregoj se une kam vajze e kjo eshte me e keqja qe thane mjeket tek vajzat paraqitet ma shume sherja coli dhe mjeket me thane qe nga zorra e trashe i bartet ne ne vehte Rexhije vajza me ka lind 3 kilogram dhe tash ka 10 kg besom qka heki meja qit nje luge ne goje me hanger veq une e di Rexhije po e zgjas pak une jam nga Peja dhe ketu ne Peje ja kom bo analizat pediatri me ka thene ta qoj ne Prishtine po spo di ku kur nuk njof asnje mjek atje dhe jes mbas dore a njef ti ndonje mjek te forte po per kete bakterje? Rexhije a te ka thene mjeku se bakteria gjindet ne pampers se une me dite ashtu ja heki krejt pampersin dhe ja qes pelena, sa kg e ke djalin ti? Kthema pergjigjen te lutem, faleminderit dhe djali yt 100 vjet i beft, tung, Gresa.
Rexhije (13 vite më parë)
Pershendetje Gresa edhe une e kam nje djale 10 muajsh e gjysem dhe ne muajin e 4 ka pas temperature dhe kur ia kam be analizat, urino kulturen i ka dale po bakteria e njejte E-coli ka perdore mjafte antibiotike dhe prape i ka dale e njetja po une e kam pas edhe te urollogu se ai duhet me pa patjeter e ka nalt apo poshte ne kanalet e urines se dalin e ka kontrollu dhe me ka thene qe nuk ka shenja te e-colit se kjo baktere din te rrin ne pampers po ti Gresa e ke djalin ne pampers ende dhe une te kisha keshillu nje kontrolle te femiut te urollogu se ti e ke cek qe djali nuk han dhe vjell kurse djali im per mashallah han mire edhe eshte mire me shndet. Gresa sa kg ka djali nese mundesh me me tregu dhe ku e ke be urino kulturen ne cilen ordinance nese je nga Prishtina tregom ok? Te pershendes Gresa dhe ishallah djalit i kalon sa me shpejte dhe rritet e i ben 100 vjet.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?