Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pozicioni i gjumit
Përshëndetje të gjithave,
Kam një vajzë 2 muajshe dhe asaj i pëlqen të flejë përmbys gjithmonë. Nëse e vë në shpinë ose anash, zgjohet menjëherë, por sapo e vendos përmbys, fle si qengj. Kam lexuar që ky pozicion nuk rekomandohet, por nuk di si të veproj.
Gjithë të mirat,
Anila
Anila Cepani (13 vite më parë)
Fadile (13 vite më parë)
Pershendetje Anila, jete te gjate vajzes, une e kam djalin 14 muajsh ka fjetur e ende flen permbys s`ka pas asnje problem mirepo pa jastek edhe kur ka qene 1 muajsh apo 2 une vete e kam vendos ashtu, flinte nga 3-4 ore naten asgje e keqe se ka gjet vendose pa jastek edhe nuk ka problem.
Blerta Shehu (13 vite më parë)
Anila ky eshte pozicioni me i mire per beba se ju qeteson dhe dhimbjen e barkut, lere vajzen te flej ashtu por duhet qe ta kontrollosh shume shpesh ose te qendrosh prane saj. Dhe une e kam vajzen 2 muaj e gjysem dhe e ka shume qejf te flej permbys dhe pediatria me ka thene qe i ben shume mire. Ri pa merak. Rritje te mbare te bebit.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?