Secila grua qe per here te pare kupton qe eshte shtatezene, e mendon me te miren per femiun e saj qe ka filluar te rritet ne barkun e saj.
Ne mendjen e saj sjellet vetem mendimi per shendetin e femiut te saj, per te mirat qe do te mundohet t\'ia mundesoj me cdo mund, me cdo sakrifice, dashuri e kujdes.
Sado qe ka sukses apo jo, ajo vazhdon ta mendoj me te miren per femiun e saj.
Te dashura, sado qe ketu mund te me identifikojne si perkrahese e madhe e gjidhenjes, dua qe te nisem nga vetja dhe ta theksoj qe Pavaresisht Si dhe me Cka e ushqeni femiun tuaj, eshte me e rendesishmja kujdesi dhe dashuria qe ju i ofroni femiut tuaj.
Kujdesi me dashuri eshte \"ushqimi\" me i mire i mundshem per shpirtin e femiut tuaj, per mireqenien e femiut tuaj.
Natyrisht qe nuk besoj se ka ndonje njeri qe mendon se formula eshte me e mire se qumeshti i gjirit, por qe nuk ka arritur ta ushqej femiun e saj me gji, kjo apsolutisht Nuk i jep te drejten askujt t\'a gjykoj dikend qe nuk eshte nene e mire.
Kjo nuk guxon as ti shkoj ne mendje dikujt se lere me t\'ia thot ndonje nene.
Dua qe me zemer e me shpirt te ju inkurajoj qe te vazhdoni ti duani dhe te kujdeseni per femijet tuaj ashtu sic beni.
Vet prezenca juaj ne nje faqe informative si kjo, e ben te kjarte interesimin tuaj per ta rritur sa me shendetshem dhe sa me mire femiun tuaj. Dhe kjo eshte per t\'u lavderuar.
Ju uroj nga zemra shendet te mire te gjithave se bashku me femijet dhe familjet e juaja
Ina 86, lol, ashtu eshte.. ne e kemi me vete :). Vertete e mundimshme eshte te jesh nene, si me gjidhenje si me formula. Ngase edhe gjidhenja ne disa raste nuk eshte gje e lehte, kerkon shume mund dhe durim; Femiu zgjohet me shpesh per te pire qumeshtin e gjirit dhe kjo ndikon ne pagjumesine e nenes, pastaj nene mbahet shume lidhur per femiun ngase askush tjeter smund te ushqej me gji femiun kur nena nuk eshte aty; Megjithate, ne si nena ne te dyja rastet bejme me te miren e mundur qe te jemi sa me prane femijeve tane per ti kenaqur ata e per ti rritur sa me shendetshem. Shpresoj ti kemi femijet shendosh e mire deri ne pleqeri
Lena, fatkeqesisht nuk qenka kjo dukuri vetem te shqipetaret.. cdo kund kish paragjykime edhe ne kete aspekt. :(. Uroj me zemer qe ti kemi femijet shendosh e mire dhe te rriten nen kujdesin dhe dashurine tone e te behen te hajrit. Shume shume shpresoj qe te kemi nje gjenerate te shendetshme, nje te ardhme te mire qe do e zbukurojne femijet tane kur te rriten
Jeta Rina, me vie tejmase keq per pervojen qe paske pas me grate. Tani me rendesi i ke femijet mire dhe ato qe kane ndodhur mos lejo asnjehere me te dekuraju. Ato qe kane folur ashtu, e kane bere nga injoranca se me teper nuk dijne :(, por fatkeqesisht fjalet dhembin shume.
Prsh Fitesa ,eshte shume e drejte qe nenat e reja duhet te inkurajohen per gjidhenien dhe te informohen sa me shume per dobishmerite qe ka te bebet por pse jo dhe per lehtesirat qe te krijon,pasi ka shume nena qe dorezohen ne fillim thjeshte per nje carje gjiri....ne rrethin tim shoqeror jemi disa mama te reja te nje brezi dhe pothuajse te gjitha i kane bebet me formule :/,dhe gjithe kohes ankohen per pergatitjen e biberoneve ose per virozat e stines dhe me thone mua sa mire ti e ke \"lopen\" me vete :D
fitesa shum me pelqeu shkrimit yt te lum une mendoj se te ne shqiptaret kurr nuk kan me mungu akuzat e gjykimet po siq e paske cek edhe ti na duhet te jemi te kenaqura me vet besimin ton se kemi per femijet tan ska nen te keqe askund ne bot
Qumeshti i gjirit eshte me i shendetshem per femijen, pastaj vjen formula, vajzen e kam ushqy me qumesht gjiri 18 muaj, tash me 13 janar te ketij viti i kam lind dy binjak ne javen 35+0, me pesh 1700-2137, binjaket e mije dite e para te lindjes nuk kan pas forc me pi ja kam hek qumeshtin me pump edhe ja kan dhan mjekt me shpric permes nje zorre ne hune pastaj fillun me pi mr shishe, kur dola prej spitalit e blejta nje pump edhe ne shpi ju kam dhan qumesht te gjirit pas 6 jave um rroki temperatura um rroken ethet tri dite nejta ne spital me temperatur 41grad um hupi qumeshti i gjirit edhe mora infeksion, kush ka ardh me mi ba perhajr binjaket um ka than pse po ju jep formul ku e gjete mu smu sa i ki femijen ne gji um thojshin grat e zeza shqiptare pse nuk po i man bebat ne gji a po priton mi ushqy dy beba a spo din o zot nuk e kini iden se sa um kan prek keto fjal, shkrujta pak shum e teprova, pershendetje per ty fitesa qdo here i lexoj postimet e tua je nje grua e mrekullushme.
fitesa komenti fundit do shume meditim dhe do ishte mire qe ta vendonim ne praktik keshillen pasi qe ftesa per komentim ndihme do ishte mire te pergjigeshim ne dobi te saj e jo te ndryshoj kahje...
Falemnderit shume per fjalet e mira, te embla nena.
E kam shume parasysh qe cdo mund per ta ndihmuar dikend, ndonjehere mund te eskaloj dhe mund te paraqitet sikur imponim apo paragjykim ndaj mossuksesit te dikujt ne dicka qe ia rekomandojme.
Mund te me kete ndodhur edhe mua, te tinglloj ndoshta me ndryshe nga qe ka pritur ajo nene qe ka bere pyetje apo na ka ftuar per ndihme, por shpresoj qe secila qe mundohemi ta ndihmojme dikend, te hasim ne mirekuptim edhe nga ajo qe na fton.
Eshte shume e rendesishme qe vazhdimisht te kemi parasysh qe ate fjale qe e themi, te pyesim veten pse e themi si e themi, cka pason pastaj, si mund ta kuptoj ajo, si do te ndjehet, si do ta perballon, etj etj. Kete ia perkujtoj edhe vetes; gjuha e shkruar eshte mjaft e ndjeshme, dhe sado qe eshte lehte te shkruash, eshte shume veshtire te zgjedhesh shkronjat si ta formulosh nje fjali qe mendimi yt te udhetoj tek ajo qe e lexon ashtu sic e ke menduar ti ne te vertete, ashtu si e ke ndjere.
E sidomos, ndaj nenave qe sapo kane lindur, qe ballafqohen me ndjeshmeri te madhe duke pas parasysh haosin hormonal qe e ka ne brendesi.
Perfundimisht, edhe formula eshte krijuar per te bere nje zevendesim te qumeshtit te gjirit dhe daton qe nga 1867. Pra, deri tani ka miliona njerez qe jane ushqyer me formula dhe qe kane vazhduar jeten shendetshem dhe kane vazhduar te jene te mencur e te kontribuojne per shoqerine. Ne kete ska dhe sduhet te kete asnje dyshim. Dhe nuk guxojme te paragjykojme ndonje femije qe ushqehet me formula.
Sikur qe ka femije qe jane ushqyer vetem me gji dhe qe kane rezultuar me shendet te dobet, ka edhe me formula qe kane rezultuar me super shendet.
Ajo qe do te ishte mire ta pranojme, eshte ndihma qe duhet kerkuar dhe pranuar ne rast te ballafaqimit me veshtiresite ndaj gjidhenjes. Ndodh qe nga mosinformimi te deshtojme dhe te perballemi me veshtiresite tjera qe posedon pergaditja e formules, shpenzimi i madh, etj.
Prandaj, duke mos dashur te preke askend, duke dashur qe te mirekuptohemi mos hezitoni te pyesni, te hulumtoni edhe vet, qe ta vertetoni ate qe iu thuhet, mos hezitoni te shikoni emisione te ndryshme, te pyesni dr. tuaj, apo kend do qe mendoni se mund te ju gjindet ne ndihme.
sa mire Fitesa , ashtu eshte dhe ki shume te drejte, une mas pari jam nis nga vetja dhe ne nderdije paa e kuptuar edhe vet kam fajsuar veten se nuk kisha qumsht gjiri te mjaftushem per ta ushqy vajzen time . Sa here ajo ka pas dhimbje te barkut, barkqitje , te vjellura kam thene me vete por edhe haptaz sikur ta kisha ne gji kjo nuk do te ndodhte . Por prap them shyqyr qe ka zgjidhje te tjera e menyra te ndryshme per ti ushqy femijet tane . Se mohoj kur them haptas qe shume lakmoj nenat qe kane gji per mashalla, e i knaqin fmite e tyre , me qumsht plot vitamina
Fitesa sidomos muajt e pare pas lindjes me kane prekur shume fjalet un nga java e 3 kam filluar ti jap formule se gji nuk kisha fare e mbajsha ne gji vetem per ta qetsuar ndergjegjen time , jo vetem per qumesht por per gjdo gje njerzit jane te afte te gjykojne pse e lane naten jo diten mos prit tri ore deri sa ta ushqesh e ke veshur holl e ke veshur trash deri sa e pash qe secila nene e di me semiri per femijen e vet dhe njerzit nuk mendojne qe mund te prekin me fjale cdo kujt i duket vetja i dijshem dhe te tregon para 50 vjetve cka ju kan bere femijeve kur ne sot kemi komplet jete tjeter kushte tjera.
Fitesa unë e kam ushqyer djalin e madh me formulë dhe si lehone qe kam qenë e vetme pa familje afër nuk kanë mungu paragjykimet dhe fjalët e femrave se tash djali do me shkoj poshtë dhe do jetë me i dobët ne imunitet...këto fjalët me kanë prek shumë ne atë kohë se si çdo nënë edhe unë doja ta kem ne gji fëmijën tim po ja që nuk pata fat ta mbaj me shumë se 3 muaj.I bashkangjitem ftesës tënde dhe i them te gjitha grave qe te kenë shumë kujdes me këshillat qe ju jepen nënave te reja se pa dashje mund te i lendojme..e kur je lehone nuk ke nevojë për paragjykime por per perkrahje.
Nena te dashura,
Secila grua qe per here te pare kupton qe eshte shtatezene, e mendon me te miren per femiun e saj qe ka filluar te rritet ne barkun e saj.
Ne mendjen e saj sjellet vetem mendimi per shendetin e femiut te saj, per te mirat qe do te mundohet t\'ia mundesoj me cdo mund, me cdo sakrifice, dashuri e kujdes.
Sado qe ka sukses apo jo, ajo vazhdon ta mendoj me te miren per femiun e saj.
Te dashura, sado qe ketu mund te me identifikojne si perkrahese e madhe e gjidhenjes, dua qe te nisem nga vetja dhe ta theksoj qe Pavaresisht Si dhe me Cka e ushqeni femiun tuaj, eshte me e rendesishmja kujdesi dhe dashuria qe ju i ofroni femiut tuaj.
Kujdesi me dashuri eshte \"ushqimi\" me i mire i mundshem per shpirtin e femiut tuaj, per mireqenien e femiut tuaj.
Natyrisht qe nuk besoj se ka ndonje njeri qe mendon se formula eshte me e mire se qumeshti i gjirit, por qe nuk ka arritur ta ushqej femiun e saj me gji, kjo apsolutisht Nuk i jep te drejten askujt t\'a gjykoj dikend qe nuk eshte nene e mire.
Kjo nuk guxon as ti shkoj ne mendje dikujt se lere me t\'ia thot ndonje nene.
Dua qe me zemer e me shpirt te ju inkurajoj qe te vazhdoni ti duani dhe te kujdeseni per femijet tuaj ashtu sic beni.
Vet prezenca juaj ne nje faqe informative si kjo, e ben te kjarte interesimin tuaj per ta rritur sa me shendetshem dhe sa me mire femiun tuaj. Dhe kjo eshte per t\'u lavderuar.
Ju uroj nga zemra shendet te mire te gjithave se bashku me femijet dhe familjet e juaja