Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si të sillem me burrin?

Pershendetje nena, kam 1 vite e gjysme martese, dhe tani kam edhe nje bebe 1 muajshe, por me nje send me shqeteson gjate gjithe kohes edhe pse ndoshta e kam gabim. Gjate kohes qe ishim te fejuar jemi pare 1 here ne jave me burrin tim, dhe mbas 3 apo 4 muajve fejese ne tel te ti e kam lexuar nje mesazh nga ish e dashura e tij dhe i kishte shkruar = mallkoj veten qe isha me ty, ma ke prish jeten = e shume e shume kesi fjale, brenga ime eshte se a ka pas gjate asaj kohe sa ishim te fejuar dicka me te, edhe pse ai e mohon kete edhe pasi qe jem martuar ne nje tel te pa perdorur qe shume kohe i kam lexuar disa mesazhe nga po ajo vajze te cilat ishin shkruar 1 vit pa u njohur na, por mua nuk me hiqen nga mendja dhe gjate gjithe kohes me kujtohen dhe qaj. me kane larguar shume nga burri im, jam bere shume me e ftofte me te. Edhe pas lindjes te dy ishim larguar pak, por burri prape me eshte kthy dhe vjen e me perqafon, e une kurre nuk e kam afer qaj e kur me vjen afer me kujtohet e kaluara e ti dhe nuk mund ta duroj! Cfare me keshilloni ju, cfare te bej? Si mund te harroj?

Lorika (13 vite më parë)
Lorika (13 vite më parë)
Faleminderit shume te triave, shume me e shlire po ndihem me vet faktin qe pata mundesi me e nda kete brengen time me ju dhe me kthyet pergjigje, faleminderit shume.
Mimoza (13 vite më parë)
Nuk ka djale sot qe nuk ka pasur nje histori te tille. Edhe burri im para se te fejoheshim ka pasur nje lidhje me nje gjermane. Por qe kur jemi fejuar me ka treguar te gjitha. Une i kam gjetur te gjitha fotot e saj dhe vet burri im me ka thene qe mundesh te besh cfare te duash me keto foto. I kam shkyer te gjitha dhe nuk dyshoj aspak tek burri im, tani kemi femijen e pare 5 muajsh dhe prape jam shtatzene. Cdohere kur me shkon mendja te ajo femra tjeter thom me vete, po qe se burri im do ta doje ate ende nuk do te kishte femije me mua dhe keshtu e largoj nga mendja mirepo asnjehere nuk i thom burrit qe ti e ke mendjen tek ajo sepse nuk gjej arsyje. Nje dite dolem ne shetitje me djalin tone dhe e takuam ate. Me beso Lorika se u afrua tek ne qe te na uroj djalin. Burri im nuk deshti ti flas ai u largua kurse une fola me te dhe me tha mos mendo se une u afrova qe te mendosh keq per mua deshta vetem te te them urime djalin. Une kam nje tjeter dhe nuk me shkon mendja tek burri yt. Isha ne nje situate shume te veshtire. Burri me therriste nuk donte qe te flisja me te. Ok i thashe nuk ke per cfare te me japesh arsyje, burri im me don dhe eshte i lumtur me mua, ne po behemi me femijen e 2 dhe jam plotesisht e sigurte qe ai te ka harruar pasi qe te gjitha fotot e tua mi ka dhene mua qe ti shkyej. Ju mbushen syte me lot dhe u largua. Kur burri mu afrua me tha pse flisje me te, nuk dua qe gruaja ime qe flas me rrugace qysh u kon ajo. Edhe nga ai moment kam besim te plot tek im burre. E di qe me don dhe e dua. Dhe kjo lumturi po plotesohet me femijen e 2. Nese don te jesh e lumtur me burrin tend, largoji ato mendime sepse vetem ne duart e tua eshte lumturia yte dhe e ardhmja e femijes tend. Te pershendessss.
Vina (13 vite më parë)
Pershendetje Lorika edhe une kam qene ne nje situate te tille por kam qene une ajo qe ka pasur nje histori para se te fejoheshim... ne fillim nuk i tregova burrit gje qe ishte gabim por kur i tregova normal qe kishte dyshimet e veta por me gjeti te virgjer dhe vetem kete gje kishte problem. Une me ate tjetrin as puthur nuk ishim po nejse... dhe burri nuk me largoi fare madje me afroi me shume per shkak te sinqeritetit pasi ai e kishte marre vesh por donte ta degjonte prej meje. Tani jemi shume te lumtur, kemi krijuar familjen tone dhe ajo histori eshte fshire nga mendja jone. Kete bej dhe ti afroje burrin sa me shume mos lejo te tjeret t`ju largojne. Nese ai thote qe s`ka pasur gje kur ju keni qene te fejuar besoji mos e nderto nje marredhenie nen hijen e dyshimit, pasi e shkaterron ate.
Vali (13 vite më parë)
E dashur, cdo njeri ka pasur nje te kaluar dhe nuk mendoj se vepron mire qe mendon per te kaluaren sepse vetem e lendon veten, e mira eshte qe ato sms jane shkruar nje vit para se te njiheni ju dhe nuk ke arsye pse te merzitesh, eshte me se normale qe pas nje ndarjeje te kete te tilla sms, gjeja me e mire qe mund te besh eshte te fshish ata sms dhe mos i lexosh kurre dhe te bisedosh haptazi me bashkeshortin per ate qe ndjen e kush mund te jete shoku me i mire per ty dhe zemren tende pervec se burri yt me te cilin ke nje femije, per hater te lumturise tuaj dhe te femijes tuaj ti duhet ta lesh te kaluaren pas kraheve dhe te besh cmos qe te kesh nje martese te lumtur, ne kete kohe eshte e veshtire te kete martese te lumtur por mund tia arrish une jam shume e lumtur me bashkeshortin tim dhe jam ne pritje te femijes se dyte por besimi dhe dialogu jane celesi i nje martese te lumtur. Mos e mundo veten me te kaluaren se nuk zgjidh asgje vecse shton brengat dhe stresin. Kenaqu me femijen dhe bashkeshortin tend vetem ti mund ta besh familjen tende te lumtur, nuk ka njeri pa te kaluar, askush pervec Zotit nuk eshte perfekt, prandaj lutju Zotit per harmoni dhe dashuri mes jush dhe jeto e lumtur.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?