Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Grindjet me burrin

Pershendetje nena kam nje hall te madh... paradisa ditesh u grinda me burrin pasi i thashe kunatit qe keni bere shume rremuje (lekura shege gjithandej e askush s`me ndihmonte as vjehrra se kam femijen e vogel etj....). Ne ate moment mu hodh burri qe pse flet me nerva ke gjithe diten me nerva e pastroj vet etj etj... ne fakt une me nerva isha se s`me ndihmon kush... une ia plasa te qarit dhe erdhi burri te dhoma dhe prape sherr!... qe nga ajo dite si flas sic duhet shume pak flas dhe burri as me puth as me prek... jam shume e merzitur se me ka dale nami per pisanjose ngaqe une pastroj keta bejne pis dhe askush s`me ndihmon... ju lutem me thoni cduhet te bej ne lidhje me burrin se po plas?!!!

xxx (13 vite më parë)
Adeaaa (13 vite më parë)
Pershendetje. Edhe une jam ne nje pozite te tille. Qysh po mundeni me thone le qaty mos e pastro, e pastron dikush tjeter. Ato nuk  e pastron askush, po vijne musafirte po ta shohin rremujen edhe ty po te perqeshin e po folin per ty se si ishte shtepia rremuje. Te une mundohen ti prishin gjitha gjerat qe i rregulloje, ata shkojne pas meje dhe i bejne prape rremuje, gjithe dita me shkon tu pastru e plus me 2 femije, si ta bej se mbarovaaa?!
Lea (13 vite më parë)
xxx duhesh ta kesh parasysh se edhe djali yt do te martohet dhe do te behesh vjeherr edhe prind e tu do tebehen vjehrri andaj rrudhe gjuhen dhe kryej punet tua per mentalitetin ton nusja duhet te pastroj eshte ligjune per veten time jam ne situate tenden por nuk ndihem si ti pastroje me gjithe deshire dhe nese ke pranuar ta duash djalin duhet tja duash edhe prind edhe vellaun dhe te gjithe se ke edhe vet femije e edin qka eshte femija andaj nuk duhet te pritosh tju sherbesh, tju pastrosh, mos me keqkupto se nuk po te them behu pastuese ne shtepi po puno me vullnet dhe do te ndihesh me mire dhe te premtoj se do ti rregullosh se pari punet me vehten mandej me te tjeret. Me respekt, Lea.
Dea (13 vite më parë)
Pershendetje te gjthave nenave nga une Dea. M. Kam 4 vite qe jam martuar, burrin qe e kam eshte shume i mire me mua, une kam jetuar me vjeherrit me kunete i kam 4 kunete, kunati i madh eshte i martuar i ka 2 femije, e ka nje grua eshte shume e pa pastert edhe ka qef vetem me bo fjale, ne fillim kur isha martuar kjo me xhelozojke pse po dale me burrin tim, pse po shkoj te familja ime, e shtike vjehrren time shume qka per mua, ama mua te gjithe te familjes se burrit me dojne edhe shume me respektojne, mua prinderit me kane vdekur shume te ri, nena qe 5 vite babai qe 3 vite, rrisha vetem duke qajtur cdo dite, linda djalin, sa do pak ma heku merzine, pastaj vendosem mu nda me vjehrrite edhe me kunatin, amo deshira ishte e tyne jo e imja, se vjehrite i du si prinderit e mi, edhe shume i respektoj, jetoj me nje oborr, cdo mengjes e pi kafen me ta, por me e keqja eshte se me ka ra hise prape me kunaten qe jemi me nje shtepi ajo i ka dhomat e veta e une te mijat amo jemi me nje hymje, eshte shume e pa pastert, femijet i ka po ashtu te zhyllaft ju shkojne hundet, e une e kam djalin 3 vjet i ka eshte shume i menqur, femijet e kunates e shtijne me fol fjale te ndyta mu bo pis, amo menihere vjen me tregon mua, e gjithe kjo muhabet ishte ishalla sju bjen hise me jetua me nje kunate qe eshte shume e pa pastert dhe qe ban fjale, per shkak te saj shume here kam pasur konflikt me burrin tim, asaj i thojsha qe banjon mos ta len ashtu te pa lare, edhe berllogu ta hedh ne kontejner e jo ne koridor te shtepise, ajo menihere fillonte te bertiste me te madhe dhe qante kishe une jam fajtore, e kishte vetem qe burri im tem rrente mua, amo une i tregojsha menihere burrit, tash edhe ky e ka kuptuar se cfare eshte ajo, e mua nuk me bertete me kurre. Ajo e ka nje burre shume te urte. Ai e njeh gruan e vet se cfare eshte edhe me ka thene shpesh hiqu saj, por une spo muj me duru pa pastertine qe ajo e ben vetem me inat.
Ditaaa (13 vite më parë)
E di çka xxx thuj burrit mu nda more, se ma mire se me jetu vet s`ka, secili jeten e vet le ta jeton, s`ka ma me kunete me ata me keta ec vlla ndaju, ndreqe jeten tende po mundohu me marre me te mire, bane per vete burrin diqysh, te pershendes nga zemra, tung.
Pranvera (13 vite më parë)
Oj shoqja xxx nuk jane me rendesi fjalet qe komentohen nese vjen dikush e e sheh pa paster se veq ti nuk jeton ne ate shtepi, me rendesi eshte ti me u ndje mire momentalisht, tjerat jane krejt sekondare.
xxx (13 vite më parë)
Pershendetje dhe faleminderit per mirekuptimin dhe pergjigjet tuaja. Me vjen shume keq qe paska shuuuuume raste te tilla... mbeshtes mendimin e disa nenave qe thone lereni pa pastruar se e pastrojne vete un ate po bej por me zor i heqin dhe une merzitem se vjen ndonjeri dhe une shahem... po nejse duhet me pas durim se keto njerez nuk ndreqen me... Ju faleminderit per pergjigjet tuaja mos paci kurre grindje ne familje.
Dea (13 vite më parë)
Pershendetje xxx, une jam fiks ne kushtet tuaja dhe te kuptoj me se miri, une kur u martova fillova te beja si nuse e paster sepse jam mesuar gjithmone te punoj, dhe gradualisht vjehrra mi leshoj te gjitha punet mua dhe per vete dilte e shetite, e me thoshte beji ti se ti i ben persembarit, pas disa muajsh me erdhen mendte dhe ja lesha shpine ashtu sic e lente ajo, une shihja tv ose rrija 3 ore tu pastru dhomen time, ne sy te burrit beja si punetore, sa ikte burri gjithe diten ne dhomen time ose dilja te shetisja, tani qe kam lindur femijen merrem gjithe diten me te dhe sa here me thote vjehrra ben kete e ate une i them qe jam tu i dhane bebes me pi... tani i ben te gjitha vete ajo... nje keshille:::KURRE mos u grind me burre ne sy te vjehrrive dhe kuneterive, grindjet beji vecmas ne dhomen tuaj.
(13 vite më parë)
pershendetje gjitha nenave ketu.Te shqiptaret menojn se e murren nusen ata duhet me qit kamen mi kam edhe veq me prit per se gaqmi jooo u shku ajo koh ku te jetojsh duhet me ba pun po jo me ja hek pisklukun e secilit ka te shkon se si burr si grua nese han diqka munet me gjujt mebeturinen ne ven te vet psh. jo mi lan udhes se nusja su sherbetore.une kam jetu me vjerri nje vit e gjys ne fillim ja nisa me ba qa menojsha qe ´me takon e jo tana se vjerra ma nuse se une esht haha po si nuse u dashke kur vjerra e bajke buken mi than po te nimoj qishtu nje njehr hajt dy here dikur nisi me ma lan krejt buken e ajoo me nejt aa valla inat me vike boll shuum se ne shpi ish tan diten. kshtu qe ja besoj gjdo nejres edhe pse une skam kalu kso faze vetem kta per buk me ka ardh inat se mu lodh sjam lodh se ska pas shum pun se skam pas fmi ama qitash qe kam djalin kurr skisha mujt mi ba tana. tahs jam vet me burr kur te muj mi ba i baj kur smuj si baje me vjerri ndryshe esht e me kunet edhe ma ndryshe see.kshtu qe xxx pajtohu me burrin edhe shpjegoja spo mundesh mi ba tana se fmija ta morrin kohen e madhe tani po e di masi kam femi edhe une se nga njehre koh sme del me ba buken per burrin qe vjen nga puna po shyqyr pej zooti esht i kuptushem as dert se ban se ska buk ban diqka vet.tung te gjithave e veqenarisht xxx
Anonim (13 vite më parë)
Pershendetje per te gjitha ketu vecmas per xxx, une kam 10 vjet martese, kam femije edhe une kam vuajtur shume ne familjen e burrit per shkaqe qe nuk kisha c`te beja vjehrren e kom pas te semure, kom pas kuneti shume, e une me buke e uje e pastrim e femije qe besoni se kur shkojsha me ra qajsha pi s`lodhti, burrin e kom pas shume te lidhur me familje dhe kur i thojsha o sa jom lodh me thojke qka po thu me ba fol une nuk folsha ma se e disha se bertet edhe ma shume me besoni nena se vec kom dashte me ja rujt babes nderin se bash me dale e me hup dikun, porosia ime eshte qe ato gra qe jane me familje te burrit vuajne shume e ato qe jane vec me burre bejne sefa e folin kollaj tash fal zotit jam vec me burre se jone dale jashte vendit kunete veq me besoni si borebardha kam qene ne kete kohe. Faliminderit dhe me sy me lot po ju shkruaj me besoni se edhe per ne ka jete edhe na duhet me jetu, e jo mu sakrifiku, tung.
Mimoza (13 vite më parë)
xxx Prap te peshendes ndoshta te kam rendu pak  ama edhe une e kom pas perpara te njejtin problem me beso. Mirepo mami im me mesoi disa gjerra. Me tha qe mos te grindem me burrin per te tjeret qe bejne rremuje. Tani ben cfare ben une nuk e pastroje  ndoshta nje send i vogel rrin mbi tavoline une nuk e hjek po qe se behen edhe 1 jave. Kur e sheh vjehrra qe nuk e kom hjek e merr e e hjek vet. Ama me burrin mos u grind se nuk ja vlen. Eda 1 une nuk thashe qe femra duhet te behet sherbetore as asgje tjeter ama femra i din bre punte e veta edhe une e kom pas te njejtin rast sikur XXX amo i kom ra rrafshit tash. Tash qe po bona me 2-tin femije burri ka porositur pastruse per me pastru shtepine sepse as mua djalin nuk me le qe te livris sepse eshte vetem 4 muajsh. Nje keshille e pata per XXX qe mos te grindet me burrin per te tjeret flm per mirekuptim. Ju pershendes dyjave.
Rexhije (13 vite më parë)
Nena ju lutem me tregoni nese dini si ti dergoj pyetje pediatrit ketu ne beba ime.com pres pergjigjen tuaj se nuk jam ka di, ju faliminderit.
Pranvera (13 vite më parë)
Sipas mendimit time Mimoza e ki shume gabim, edhe po me vjen shume keq qe shekulli XXI e ende ka femra shqiptare me kesi mendime. Plotesisht pajtohem me mendimin e Eda 1.
xxx (13 vite më parë)
Flm per pergjigjet... Mimoza me duket se sme ke kuptuar drejt... une nuk thashe qe sbej pune por thashe qe une bej pune dhe te tjeret bene pis... une pastroj e pastroj por asgje nuk ndrit se jam dore e vetme se te gjithe rrine ndersa une rregulloj femijen bej punet... e prape rremuje eshte... kur kam qene ne shtepine time sma ka bere kush muhabetin per rremujaxhie dhe kam pas me shume pune... jo te vije ne dere te burrit dhe te me behet muhabeti per rremujaxhie... vjen nje moment dhe e nxjer gjuhen se dhe une njeri jam kam nevoje per pak pushim... Eda 1 dhe Lora flm qe me kuptuat por sinqerisht ndihem shume keq.
Eda 1 (13 vite më parë)
Pershendetje xxx, me vjen keq per grindjen me burrin, te kuptoj plotesisht sepse kur ke femije te vogel nuk mund t'i arrish te gjitha punet ti kryesh si duhet dhe per kete gje edhe nervozohesh e sidomos nese dikush mund te te ndihmoj dhe nuk e ben. Mimoza me vjen keq por femra nuk eshte SHERBETORE nese dikush e merr nuse vetem per pastrimin e shtepise atehere me mire do te jete t'a marin nje pastruese 150 euro dhe cdo gje do te ishte ne rregull, njeriu martohet nga dashuria e jo nga nevoja per t'ja kryer punet dhe te tjeter te sjellen si skllav. Une XXX do te kisha preferuar te flasesh me burrin tend, ti kerkosh falje dhe te sqarosh qe nuk po mund t'i arrish te gjitha dhe po merzitesh, puthe ti ate mos prit te te puth ai ty, nuk i ke nevoje ne kete rast te jesh krenare, lere krenarine dhe shko tek burri dhe mere me te mire. Ndoshta e zgjata shume por nuk pranoj qe nje nuse ne shekullin XXI te konsiderohet ROB. Cdo te mire dhe suksese :)
Mimoza (13 vite më parë)
xxx Pershendetje. Nuk e di ne grate me te vertete i kemi flokte e gjata e ment e holla. Per cfare jemi femra qe vetem te veshemi te grimosemi dhe te shetisim apo qe te pastrojme. Nje femer e paster dhe e mire nuk i bon keto grindje. Mesa lexova une ketu ti paske pasur faj. Mos mendo se je martuar per te te mbajtur ne karrige. Me vjen vertete keq per rastin tend ama femra duhet te dije punet e veta. Pse po grindesh me burrin per kot e kot. Pastroje ate qe ka bere kunati sepse nuk te gjen gje. E di se ndonjehere  te vjen qe te plasesh ama duhet pak me perbije, nese don qe te jesh mire me burre dhe me gjithe familjen bonja moter rrafsh gjithkujte n`mujsh me punu puno, mos mujsh lej, se i hek tjeterkush. Pershendetje.
Lora (13 vite më parë)
Te lutem harroj grindjet ti duhet ti afrohesh burrit merre me te mire dhe prape ktheheni ne gjendjen normale, cdo femer grindet nganjehere me burrin por gjithcka eshte kaluese.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?