Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pagjakësia, çfarë ushqime duhet të konsumojmë?
Mungesa e hekurit ne organizëm shkakton aneminë hipodrome. Konsiderohet se ne bote çdo i pesti banor vuan nga ky lloj i pagjakësisë.

Simptomat e para te mangësisë se hekurit janë lodhja, plogështia, mungesa e koncentrimit, imuniteti i zvogëluar, harresa, etj.Hekuri ne organizëm futet përmes ushqimit. Prandaj ushqimi i rregullt e parandalon pagjakësinë.Ushqimet qe përmbajnë hekur janë mëlçia, mishi, guacat, tuna, kërpudhat, pemët e thata, te kuqte e vese, perimet e gjelbra etj.Absorbimi i hekurit rritet nëse merret bashke me vitamine C, kurse kalciumi e zvogëlon absorbimin e tij.
Ne rastet me te renda pos ushqimit adekuat mjeket përshkruajnë edhe preparate te hekurit.
Kloa 1 (12 vite më parë)
Zejnije Kastrati (10 vite më parë)
Ilaq popullore per anemi dhe imunitet i garantuar e kam perdor vet me ka ndihmu shume eshte 100% natyral me produkte natyrale Mund te perdoret edhe tek femijet +1 vjec Kontaktoni ne kete nr. per info 045 661 899 Preferohet qe ti beni analizat para perdorimit dhe pasi te perfundon trajtimi qe te shihen rezultatet.
Xhesika . (12 vite më parë)
Te lutem, asgje!
(12 vite më parë)
te falnderoj xhesika
Xhesika . (12 vite më parë)
gentiana une vajzes time ja kam bere cdo muajj me rekomandim te pediairit analizat dhe pas 3 muajve qe ka marre bimbovit (pika per hekur) tash e ka kalu anemine, dhe mendoj qe t\'i besh analize pas 2 javesh eshte heret, se di si tye ka thene pediatri mbase varet edeh nga shkalla e anemise, porse mos u shqeteso sepse pediatri i vajzes time tha se ne kete moshe shumica e femjeve kane anemi.
(12 vite më parë)
PO xhesika kur i ka be dy mauj ja kam bo analizen dhe i ka dal anemi, gjakun ja kan marr ne shput te kembes jo ne gisht, jam duke i perdor do pika per hekur edhe pak edhe e ka ne perfundim shishen shpresoj ti ken ndihmuar qe kur te shkoj ne kontroll mbas 2 jave te degjoj ndonje lajm te mir
Xhesika . (12 vite më parë)
Gentiana kur femiu juaj te mbushe 2 muaj atehere duhet t\'i besh analizen e gjakut dhe e kupton ka anemi apo jo. Nese ka anemi doktori te rekomandon ilacin perkates. Analizen beja ne ndonje laborator qe i marrin gjakun ne gisht dhe femija se ndjen fare. Shumica e foshnjave jane anemike pasi ti bejn 2 uaj, porse e kalojne pas trajtimit me ilac per 3 4 muaj. Gjithe te mirat!
Kloa 1 (12 vite më parë)
per mendimin tim vepro sic te thote pediatri,dergoje vajzen edhe tek ndonje pediater tjeter mbase te thote dicka me shume
(12 vite më parë)
E lexova ela flm shum, vajza ime ka lind 3 jav para kohe dhe per ta marr gjirin ka qen shum e pafuqishme un e kam prit deri te forcohet kam vazhdu me pomp 3 jav rresht duke i dhen qumesht gjiri, por kjo e mirrke gjirin veq kur ishte zgjuar diten, e naten vetem flinte dhe nuk pinte fare dhe keshtu humbi qumeshti i gjirit dhe vazhdova me formula tani dhe e ushqej me pem perime miell orizi, pediatri disa pika per hekur mi ka shenu ferrum, disa me kan then ti jap te kuqt e vezes me qumesht se i ndihmon por nuk e di mos i ben dem. me duhet patjeter te bej dicka
Kloa 1 (12 vite më parë)
Anemia një problem i përhapur? Para moshës dy vjeçare, anemia është shumë e përhapur te fëmijët. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet kuruar. Për ta parandaluar duhet një ushqim i pasur me hekur. Nëse fëmija juaj ka lindur para kohe, atëherë shtesa e masës së hekurit duhet të jetë më e madhe. Nëse fëmija e ka lënë qumështin e gjirit para 9 muajsh, atëherë ju duhet t’i jepni fëmijës një ushqim të pasur me hekur. Një fëmijë që nuk ka pirë qumështin e nënës, atëherë atij duhet t’i jepen ushqime të pasura me hekur, pasi rezervat e tij të hekurit mund t’i zgjasin deri në moshën 4-muajshe. Një bebe që ka lindur para kohe, nuk ka rezerva në hekur prandaj atij i duhet dhënë shtesë ushqimi të pasur me hekur që në moshën dy muajshe. Ndërsa te një fëmijë që është rritur fillimisht me qumështin e nënës e më pas jo, një shtesë ushqimesh në hekur do të qe e nevojshme. A e dinit? Ti jepni fëmijës qumësht lope para moshës 9-muajshe e shton rrezikun e anemisë. Duke qenë se fëmija është i vogël, stomaku i tij është i brishtë dhe ka mundësi që molekulat e qumështit të lopës janë ende të mëdha, që të treten nga stomaku i fëmijës. Kjo gjë mund t’i sjellë probleme me stomakun, për më tepër që qumështi i lopës ka më pak hekur dhe se fëmija e ka të vështirë ta marrë hekurin prej këtij qumështi. Me rritjen e fëmijës duhet që dhe ushqimi të ndryshojë. Burimet e hekurit për të janë më të mëdha. Kur stomaku i tij është pjekur mjaftueshëm, pas 9 muajsh, ai mund të pijë qumësht lope deri në 900 ml në ditë. Ushqimet e këshillueshme Ja cilat mund të jenë disa nga ilaçet e pasura me hekur për fëmijën tuaj. Drithërat për bebe, të pasura me hekur, ai mund t’i hajë deri në moshën 2 vjeçe. Mëlçi, duhet të hajë të paktën një herë në javë për shkak të sasisë së madhe që ka me vitaminë A; mish dhe perime, barbunja, thjerëza..., të verdhën e vezës dhe të gjitha jeshillëqet. Në përgjithësi, perimet e gjalla janë një element ushqyes shumë i mirë, kështu që para se t’i konsumoni duhet t’i lani mirë. Për të pasur sa më shumë hekur, hani karrota me gjithë lëkurë dhe patate të pjekura. Perimet me gjethe jeshile përmbajnë shumë hekur dhe një gjë e tillë është e mirë për ata që nuk e hanë shumë mishin, peshkun apo vezët. Vitamina C, një element ushqyes që mund të gjendet në shumë fruta dhe perime, ju ndihmon gjithashtu për të pasur sa më shumë hekur në trupin tuaj. Nëse jeni me anemi, është mirë që të përdorni ushqime që kanë vitaminë C. Këtë vitaminë mund ta gjeni te portokalli, kivi, limoni, pjepri, domatet, etj. Perimet me gjethe shumë jeshile, përmbajnë më shumë vitaminë C. Duhet të mënjanoni pirjen e çajit kur hani bukë, pasi është vërtetuar se kur pini çaj, trupi nuk e thith siç duhet hekurin. Nëse i skuqni fort perimet e pasura me hekur, atëherë skuqja e tepërt ia heq vitaminat dhe ujin mineral, pasi skuqja e shkatërron vitaminën C te ushqimet. Prandaj më e mirë është pjekja me avull. Për të mënjanuar aneminë tek fëmijët, duhet që t’i jepni sa më shumë ushqim të shijshëm. Përveç qumështit të nënës, fëmijët kanë nevojë për ushqim shtesë që në moshën 6-muajshe. Prandaj ju mund t’ia jepni të grirë këto lloj perimesh, që bebja ta ketë më të lehtë konsumin e tyre. Nuk duhet të reshtni, që me rritjen t’i shtoni ushqimet e pasura me hekur.
Kloa 1 (12 vite më parë)
gentiana nuk di se cte them se vajza jote qenka akoma e vogel, Pediatri cte ka thene??? gjithsesi lexoje kete material te cilin po e shkruaj per nenat qe i kane femijet me te medhenj,mbase gjen dicka ne te qe te intereson. ishalla i kalon anemia vajzes
(12 vite më parë)
Ela po foshnjeve qe jan anemike cka me i dhan per me fitu hekur??? edhe disa dit vajza me mbush 4 muaj..
Alea Morina (12 vite më parë)
Une kam qene anemike, kam pire multisola nejher me eshte dukur si ilaq tani eshte pija ime e preferuar, pijet e gazura duhet lene, kam pire sfekull mund te blehet nga fruktal eshte nje leng jashtezakonisht i mire per anemiket, ... nuk e di keto gjera kam perdorur dhe sot nuk jam anemike, mjafton te perdoresh ushqim qe ka hekur si sallata e gjera qe jane te shendetshme menjher ke me pas reagime te mira per te larguar anemin. nje rast jam edhe une ku nuk jam anemike sot siq kam qene me heret.
(12 vite më parë)
faliminderit per ket postim ela..se shum nena po pyetin se qa eshte e mir te hahet per anemi...uroj ti lexojn

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?