Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Të vjellurat e bebit

Pershendetje nena... djali im cdo here qe pin vjell edhe pse e mbaje te gogesoj ai vjell desha te ju pyes a eshte kjo normale, pediatrja me ka thene qe eshte normale dhe se e vjell tepricen qe ka pi po une mendoj qe e vjell gjithe ate qe ka pi... ju lutem me keshilloni, a duhet te shqetesohem apo jo? Djalin e kam 3 javesh... flm gjitha te mirat.

Hamdije ... (13 vite më parë)
Gerta ....... (13 vite më parë)
E dashur mua me duket se nuk paska vend per shqetesim pasi pediatri te ka thene qe vajza qenka mire. Me duket se princesha jote e vogel paska shume oreks dhe per kete arsyje pine me shume se sa qe duhet dhe patjeter qe duhet ta qese tepricen. I uroj shendet dhe rritje te mbare e jete te lumtur princeshes te tende te vockel. Te pershendes.
(13 vite më parë)
Hamdije vajza ime e vogel shume ka vjelle, tash ka nis pak me rrallu, besom se ka 4-5 here ne dite e ndrrojsha, edhe mua shpesh mi ka perly rrobat...normale me ka thene edhe mu mjeku, une kur gogsojke edhe vjellke prape ia jepsha gjinin...se thojshe ndoshta ajri i grumbulluar nuk e ka lene gjinin me depertu deri ne lukth...
Hamdije ... (13 vite më parë)
flm shum louise per ndihmen cdo te mir ty dhe princeshes tende
(13 vite më parë)
Mua me ka vjellur deri ne 3 muaj shume, pastaj deri ne 6 muaj pak, e prej 6 muaj shume rralle. Une kur e kam qu te mjekja, ka thane ka femije qe iu shkon vjella deri ne tavan, atehereduhet shqetesuar. Pasi qe shton peshe mos u merakos. Gjithe te mirat
Hamdije ... (13 vite më parë)
louise peshe dhton mjaft mir ka lindur 3kg950g e tani ka 3jav e gjys dhe peshon 5kg 370g pediatrja me tha qe eshte shum mir ne pesh biles kashtuar pak si shum...po mu me nerzit ajo qe vjell edhe pse me tha qe eshte normal un mendoj se ka dicka..
Hamdije ... (13 vite më parë)
Gerta pardje e kam pas te pediatrja me ka then qe eshte krejt ne regull se shton shum mir ne pesh dhe me tha qe e vjell tepricen e asaj qe pi sepse pi shum..
(13 vite më parë)
Nese shton peshe, nuk ka problem, mirepo nese humb peshe atehere po. Vajza ime ka vjell aq shume, se cdo dite e kam lare nga nje maqine tesha te saje, mirepo peshe ka shtuar shume mire.
Gerta ....... (13 vite më parë)
Hamdije te preferoj ta kontaktosh pediatrin apo neonatologun sa me shpejte qe mundesh ne menyre qe te sigurohesh se gjithcka eshte ne rregull me bebin tende. I uroj shendet e jete te gjate bebit tend.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?