Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Për vështirësitë e bebes për kryerje nevoje dhe gazra

Pershendetje nena, desha te ju pyes rreth problemit te bebit per ta kryer nevojen, kam vajzen 2 muajshe dhe ka problem. Qe te kryej nevojen dhe gazrat duhet ti ndihmoje gjithnje me termometer dhe me thojne se eshte normale. A dini ju ndonje metode? Qe ta ndihmoj perveq atyre qirave qe futen brenda dhe a eshte normale kjo? Ju flm kaloni mire.

Bena (13 vite më parë)
Gerta ....... (13 vite më parë)
Eda 1 te pershendes dhe te falenderoj per fjalet inkurajuese. Sot jame regjistruar ne kete portal ne menyre qe te mesoj sa me shume qe eshte e mundur nga eksperiencat e nenave dhe dijen studioze te mjekeve. Shpresoj ti ndihmojme njera tjetres sa me shume qe eshte e mundur.
Gerta ....... (13 vite më parë)
Keta pistona quhen mikroklizma ashtu sic e te ka treguar eda 1. Jane shume efektiv dhe nuk jane te demshme.Te uroj fat ne rritjen e femiut. Une jame bere nene qe 9 muaj e 22 dite.
Bena (13 vite më parë)
Flm Gerta shuume do e provoj gjithsesi nese din si quhen ato pistona ta provoje edhe me to?
Eda 1 (13 vite më parë)
Pershendetje, me sa pashe Gerta eshte e re ne kete portal apo ndoshta tani e ka akitivizuar llogarine e saj, Gerta te pergezoj per njohurite qe i paske, qenke me te vertete per t'u pershendetur. Bena edhe Gerta te tregoj per miniklizma perndryshe pistona, keshtu qe mund t'i perdoresh pa asnje problem. Cdo te mire.
Gerta ....... (13 vite më parë)
Pas muajit te 3-te nuk do ti kesh keto problem. mos perdor qirinje sepse kane evekte anesore te demshme sidomos per melqine e femiut. Harrova te them se edhe qaji i Elbit eshte shume i mire per kete pune.
Gerta ....... (13 vite më parë)
E nderuara Bena. Une kam pasur probleme te tilla me djalin tim. Me termometer mund ta lendosh femiun. Edhe ne Belgjike ekzistonje disa pistona per foshje te cilet jane te mbushur me kamomil dhe vaj te cilet duhet te ia shtrydhesh brenda ne zorren e trashe edhe per 1 minut tregohet efekti. Nese nuk i gjen keta pistona menyra tjetr eshte me vaj ulliri. Merr nje shiring pa gjilper edhe mbushi me 5ml vaj ulliri dhe futja veten pjesen e majes se shiringut ne zorren e trashe dhe pastaj shtrydhja shiringun ne menyre qe vaji i ullirit te futet brenda. Nuk do te kesh me probleme.
Bena (13 vite më parë)
Une jetoj ne Belgjike dhe vajzes i kam dhene pika infacol por ajo nuk din te shtyn qe ta kryej nevojen, e nuk e di ketu a ka kesi medikamente, me thojne qe deri 3 muaj do ta kete keshtu, une frikohem se mos vazhdon edhe me tej se gjithnje duke i ndihmuar me termometer.
(13 vite më parë)
Per gazrat vajzes i kam dhene Lefaxin, eshte per ti liruar gazrat, ndodhen keto ilace neper apotheka pa recept.shendet
Eda 1 (13 vite më parë)
Pershendetje Bena, edhe djali im sa ishte bebe deri 3 muajsh ka pasur probleme, une i kam perdorur miniklizme Medilax, 1 me bente 3 dite, vetem pak ja vejsha dhe menjehere u lirojke,as ngercat nuk e kane munduar, theksoj se nuk ka pasur probleme anesore, dhe qe 7 muaj asnjehere me nuk i kam perdorur, pra mund t'a provosh edhe kete menyre me mire se sa me termometer, sapun apo krem. Cdo te mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?