Belbezimi tek djali
Arta Arta
(9 vite më parë)
Përshëndetje e nderuar.
Në fenomenin e belbëzimit më të prekur janë meshkujt se femrat, në përgjithësi belbëzimi fillon e shfaqet në moshën 2 - 4 vjeçare. Por nëse në familjen tuaj nuk ka pasur dhe nuk ka ndonjë person që belbëzon, atëherë kemi të bëjmë për belbëzimin e përkohshëm të djalit tuaj, që mund të shfaqet përgjatë zhvillimit normal të femijes. Prandaj ju keshilloj te shmangni korrigjimet apo kritikat si “më ngadalë”, “mos u ngut”, apo “merr frymë thellë”. Këto komente, edhe pse qëllim mira, do ta bëjnë fëmijën tuaj të ndjehet pa vetbesim. Prandaj keni kujdes mos ta kritikoni të folurit e fëmijës suaj. Por ju keshilloj te dergoni djalin tuaj për një vizitë tek logopedi.
Pershendetje e nderuar.Desha te ju pyes per djalin tim 3vjet e 4 muaj i cili ka folur shum rjedhshem mirepo para dy muajsh filloi qe te belbezoje,kjo gjendje i zgjati 2jave dhe i kaloi vete ndersa tani i eshte perseritur,theksoj se ne rrethin e ngushte familjar nuk kemi dike qe i meret goja.A eshte kjo faze kaluese apo cfare mendoni ju se eshte?Ju faleminderit per mirekuptimin.