A mos eshte ndonje kocke e hundes e demtuar?
Dorina Aliraj
(11 vite më parë)
Pershendetje Zonje,
Ne baze te asaj qe shkruani nuk shoh ndonje problem qe duhet te shqetesoheni, sepse nuk ka kocke e as ato te hundes qe here fryhen e here jo.
Mund te jete problem me kanalin e loteve te cilet mund te fryhen kur femiu shkakton presion ne ta gjate te qarit, por jo ndonje problem sa i perket kockave te hundes.
Ju keshilloj qe pas kontrolles nga ana e Pediatrit te konsultoni edhe nje Oftalmolog dhe do te merni pergjigjen e duhur profesionale.
Me respekt,
Dr Ardian I. Shefkiu
Kirurg i Femijeve
Femija im eshte 4.5 muajsh. Ne muajn e 3 kam vene re kur qesh por sidomos kur qan anet e hundes, poshte cepit te syrit i fryhet, i formohen si topa te vegjel. Kam frike mos eshte ndonje kocke e hundes e demtuar apo ju duket normal kjo gjendje? Shpresoj te kem qene e qarte. Ju lutem mu pergjigjni sa me shpejt te mundeni. Faleminderit.