javë pas jave
Pershendetje zonje,
Sipas kesaj qe po e pershkruani ju duket se keni te beni me ate qe ne gjuhen mjekesore njihet si Herni epigastrike dhe gjithmone kerkon trajtim kirurgjik.
Eshte me e shpesh ne mes moshes 20 - 50 vjeqare dhe arsyeja pse shfaqet eshte, sepse ndodh nje shembje e murit te barkut si pasoje e dobesimit (disastazes) muskular ne kete pjes dhe qarjes se fascias qe eshte nje shtrese shume e rendesishme anatomike e vendosur nga pjesa e mbrendshme dhe te jashtme e muskujve.
Nje numer i madh i hernive jane te lindura e nje numer fitohen dhe shfaqen gjate jetes.
Faktore risku qe d.m.th. paraprijne semundjen ose ti rrisin mundesine qe te shfaqet jane te shumte, duke filluar shtatzanite, obeziteti, kollitja e stergjatur, puna e rende fizike etj.
Pse duhet operuar, pasi qe me kalimin e kohes vazhdon e rritet, mbrenda qeses se hernise mund te futet nje segment (inkarcerat) i zorreve, ose i nje shtrese dhjamore qe eshte siper zorreve qe ju shkakton dhimbje dhe mund te strangulohet, d.m.th. te demtoj zorren e futur duke ia demtuat qarkullimin e gjakut.
Ekzistojne sot disa metoda per operimin e hernise, tek te rriturit me rrjeta speciale te ndryshme e me vendosje ne shtresa te ndryshme te murit te barkut, pa rrjeta fare vetem duke i bere plastike te murit te barkut, me laparoskop etj.
Ju duhet te kontaktoni nje Kirurg te Pergjithshem per te mare pergjigjen me te sakte per menyren dhe kohen e operimit.
Me respekt,
Dr Ardian I. Shefkiu
Kirurg Pediatrik
Pershendetje doktor. Un kam lindur tash 2 muaj por gjate shtatezanise diku ne muajin 5-6 me eshte paraqitur si 3 topa mbi kerthize kur e kam pyetur doktorin me ka thene qe eshte bruhi por nuk mund te hiqet para si ti kryesh femijet behet intervenimi ose operacioni. Ose te mbaje nje pojas te shtrenguar nganjere ulen pak por nganjehre theksohen me shume dhe me dhembin. A keni ndonje keshille si ti largoje? App per qfar intervenimi eshte fjala? Pse nuk behet para se ti kryeni femijet? A ka ndonje pasoje? Cili eshte shkakuqe eshte bere? Faleminderit.