Me ndihmoni t`ia gjej diagnozen djalit tim!
Rubina Isufi
(12 vite më parë)
Pershendetje znj. Isufi
Per te marre pergjigjjen e duhur rreth problemit qe ka femiu juaj duhet te konsultoheni fillimisht me nje specialist nga lemia e ORL-s dhe me pas ndoshta edhe nje Infektolog.
Ne baze te pershkrimit qe po beni ju duket se femiu juaj vuan nga nje limphadenit submandibular (pezmatim i nje gjendrre nen mjeker) qe eshte shkaktuar si rezultat i nje infeksion i cili mund te jete nga fyti, veshi ose thjeshte vetem infeksion i kesaj gjendrre.
Prandaj ju keshilloj te takoni mjeket specialist nga lemit e siperpermendura per te marre trajtimin e nevojshem sepse une jam specialist ne Kirurgjine e femijeve.
Sherim sa me te shpejte per femiun tuaj,
Dr Ardiani
Pershendetje Dr. Ardian, kam djalin 5 vjec dhe ankesa eshte se i ka dale nje gjenderr me poshte se veshi dhe ka dhimbje dhe enjtje mirepo kete problem e ka pas edhe para nje viti dhe aq shume e kam pas neper mjek dhe njeri thojke e ka kanalin e peshtymes te mbyllur dhe tjetri thojke jo! Une si nane jam e shqetesuar se di ku te orientohem tash me antibiotike eshte. Ju lutem me ndihmoni tja gjej diagnozen djalit tim?! Ju faleminderit, ju deshiroj pune te mbare.