Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kërthiza në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, faleminderit shume per pergjigjet qe na jepni, jam ne javen e 34 te shtatzenise e kam kuptu se kerthiza ne shtatzeni del jashte shkaku i rritjes te barkut mirepo prej mbrenda kerthizes e kam ngjyren sikur te zeze, e ferkoj e laj mirepo nuk hiqet vfare dmth kjo, desha ta cek se shtatzenine e kam pa probleme deri me tani.

Ajshee (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Shtatzënia bëhet shkak i hiperpigmentimeve në lëkurë. Më të theksuar në areolat rrotull gjinjve, linjat e mesit të barkut nga kërthiza deri në zonën pubike, dhe të gjitha nishanet e lëkurës. Fytyra nxihet më tepër në zonën rreth mollëzave, duke dhënë një pamje karakteristike që quhet facies i shtatzënisë. Gjithashtu hiperpigmentim merr edhe zona e këthizës. Kjo është një ndodhi normale, e cila nuk lë vënd për shqetësim. Pas lindjes nxirrjet zhduken.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ncnccn (13 vite më parë)
Ojjj Ajsheeee te gjithe e kemi kuptuar se je ne 34 jave, se je bere shume e bezdisshme me keto pyetjet e tua te kota per bese, i ben disa pyetje shume t'kota dhe te thjeshta, mos u bej e bezdisshme se me ma ke felliqur shtatzenine, ne secilen faqe ka pyetje te tuat te kooota, me fal po e ke tepruar, lere doktoreshen rehat se nuk te ka vetem ty...

/komuniteti