Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Triple Test

E nderuar ju pershendes,


Une jam ne javen e 14 te shtatzanise dhe tek kalkulatori i dates se lindjes po shoh se tek java e 14 mund te behet triple test, qe te shihen si sindromi dawn ose problemet te tjera. Ju lutemi te me tregoni pak se si behet ky test dhe a ka shanse te behet ne Kosove sepse jam e interesuar ta bej. Ju falenderoj shume per perkrahjen qe po na jep me pergjigjet e juaja.

Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vlerësimi fetal, fillon në tremujorin e parë të shtatzënisë. Nga java e 14 deri në javën e 16 të shtatzënisë, është e mundshme kryerja e ekografisë me sondë transvaginale për të matur atë që quhet transducensa nukale. Kjo lejon kapjen më të shpejtë të anomalive kromozonike, që janë gati gjithmonë të pranishme në tremujorin e dytë.

Pas kësaj realizohet triple testi, i cili në rastet e dyshimit ekografik tregon se sa mund të jetë mundësia për të patur një morbus dawn. Është test i thjeshtë, që bëhet me marrjen e gjakut venoz nga nëna. Maten tre tregues të rëndësishëm dhe korelacioni midis tyre. Testi realizohet në Tiranë, në laboratore të specializuara. Nuk e di a realizohet Triple Testi, në laboratoret Kosovare.

Florie (13 vite më parë)
Pershendetje jam Flora nga Kosova jam ne muajin e 4 te shtatzanise, me ka rekomandu mjeku ta bej triple testin. Kisha dashte me dite se a eshte e nevojshme te bej dhe nuk po e kuptoj pse? Cka eshte me hollesisht te lutem. A eshte i demshem per shendetin tim per te ardhmen apo eshte i suksesshem?
Blerta (14 vite më parë)
Triple test mund ta beni edhe tek laboratori Fati im.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: