Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale

Jam e moshes 18 vjeçare dhe perveç sekretit vaginal te bardhe, 2 muajt e fundit kam problem me sekret vaginal blu ne te gjelber. Por edhe menstruacionet nuk i kam te rregullta asnjehere , zakonisht vonohen e ndodh te kaloj edhe muaji, çfare me sygjeroni te bej?

Fjolla (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Sekrecionet vaginale, ndryshojnë në periudha të ndryshme të ciklit menstrual. Në fillim dhe në fund të ciklit, janë më të trasha dhe më opake dhe në mes të tij kur është dhe periudha e menstruacionit, bëhen me të holla dhe më të ujëshme. Një sekrecion normal i vaginës, nuk ka as ngjyrë e as erë.

Nëse sekrecioni tek një femër në moshë aktive riprodhuese ndryshon në sasi, ngjyrë apo erë, mund të thuhet se kemi të bëjnë me praninë e një infeksioni. Këto infeksione, mund të ndodhin edhe nga raportet seksuale të pa mbrojtura. Për ankesën që paraqet, të rekomandoj atë kryesh analizë të thjeshtë të sekrecioneve vaginale dhe kulturë të tyre, me qëllim për të përcaktuar shkaktarin dhe preparatin mjeksor.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: