javë pas jave


Toksoplasmoza shkaktohet nga një protozoar që quhet toxoplasma gondii. Infektimi realizohet nëpërmjet prekjeve të feçeve të maces, nga përdorimi i mishit krudo dhe pak të pjekur, nga përdorimi i zarzavateve dhe frutave që nuk lahen mirë.
Në rastet e infeksionit të gruas gjatë shtatzënisë, është e nevojshme të fillohet menjëherë trajtimi farmakologjik.
Në rastet e ndryshimeve serologjike nga java e 6-të deri në javën e 32-të e shtatzënisë, rekomandohet fillim i trajtimit me spiramicinë, diagnozë prenatale invazive, ekografi seriale, primetaminë dhe sulfamidik kur PCR është pozitiv dhe mundësi e abortit terapeutik në rast të malformacioneve të vërtetuara ekografikisht. Shpjegimi vlen për rastet kur IGM-ja është pozitive. Në rastse është pozitiv vetëm IGG-ja, atëherë tregon se infeksioni ka kaluar por, në organizmin tënd janë krijuar antitrupa mbrojtës pra, organizmi ka imunitet ndaj toksoplazmës. Konfirmimi i analizës së parë nuk ka qënë e rregullt, pasi nuk ka mundësi që dy analizat e mëpasme të dalin me rezultat negative. Nëse IGM-ja dhe IGG-ja janë negative, tregon se nuk ke qënë e infektuar asnjë herë.
Parandalimi gjatë shtatëzënisë i infeksionit të toksoplazmozës, është mos përdorimi i mishit krudo dhe vezëve të pazjerra, frutat dhe zarzavatet të lahen mirë, shmangia e kontakteve me macet dhe punët e kopshtit.


Pershendetje Dr. Jam ne shtatezanine e dyte, (kam nje djale 4 vjec) dhe tani jam shtatzene ne javen e 13, por para disa javesh kam bere analizen e toksoplazmes IGM dhe IGG, dhe me ka dal rezultati pozitiv (por perqindja shume e ulet). Pas kesaj analize, pas nje jave kam perseritur edhe njehere me ka dal analiza negativ, prap e perserite edhe javen e kaluar me doli negativ. Gjinekologu im me tha se nuk kam arsye per tu brengosur, por une si nene nuk po mundem me u qetsu, andaj ju kisha lu nese keni kohe dhe mirekuptim te me sqaroni me gjeresisht per kete lloj infekcioni, si rrjedhoje e ckafit vjen dhe pasojat e ketij infekcioni? Me respekt Arta