Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë normale këto shqetësime gjatë përdorimit të "Miraclin"?

Dua te di a eshte normale qe nderkohe qe je me mjekim "Miraclin (100 mg), ne vagine te kesh shqetesime si nje ndjesi kruarje, brenda vagines te shohesh nje shtrese te bardhe e cila vesh buzet nga brenda. Eshte shume e sikletshme kjo gjendje. Prandaj po te kerkoje nje pergjigje per kete gje. Une kam bere analizat te gjitha qe mund te behet perpara nje shtatzenie dhe ne pergjigje kam dale pozitive ne "rritje te mykoplazmes". Kam marre shume kura dhe kjo e fundit eshte "Miraclin" (100 mg), por kam ndjere keto shqetesime qe te thashe me larte? A eshte normale kjo gjendje? Ju flm.

Irena (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Irena,

Bari qe je duke marre eshte antibiotik. Ne vagine ka baktere te cilat edhe normalisht duhet te gjenden ne vagine - ne i quajme "flore rezidente". Tash kur je duke marre kete antibiotik, do te vriten bakteret per te cilat je duke marre kete bar, por njekohesisht vriten edhe bakteret normale. Per kete arsye vie deri te prishja e baraspeshes midis baktereve dhe myshqeve. Rrjedhimisht do te rriten me shume myshqet (kerpudhat). Kjo manifestohet me skuqje, kruarje dhe me sekret te bardhe. Keto probleme do te zhduken sapo te mbarosh terapine. Nderkohe, provo me shperlarje vaginale me kamomile. Nese serish nuk sheh permiresim konsultohu me gjinekologun.

Keshilla qe une gjithmone iu jap pacienteve gjate marrjes se antibiotike per mjekimin e infeksioneve te traktit gjenital eshte: gjithmone duhet te merren pas buke, nuk duhet pasur marredhenie seksuale gjate terapise, duhet te vazhdohet me terapine edhe nese vijne menstruacionet dhe pritet qe te shtohet sekreti vaginal (kjo qe eshte paraqitur tek ti).

Gribes (4 vite më parë)
Persh doktro Jam 31 vjece dhe kam ber nje deshtim dhe mjeku me ka dhen mjekim por ky mjekim me jep djegje sa her e perdor miraclin 100mg quhet mjekim I dhe nje vitamina c 0.1
ana ana (10 vite më parë)
Pershendetje, dr! Jam 42 vjecare, dhe kam pasur dy aborte; kete te fundit rreth 5 vite me pare. Qe atehere, perpiqemi qe te kemi nje femije, por, dita-dites, duket qe shanset jane te vogla, ose te pamundura per te realizuar deshiren tone. Problem ne vete eshte edhe thatesia qe kam brenda vagines, gje qe veshtireson marredheniet intime me burrin, qe pas aktit, lendimi ndjehet per disa dite ne vazhdim. Prej mese dy vitesh, te mjekimit te rregullt qe kam pasur te disa mjeke, kam marre Clomid, te cilat i kam perdorur diten e trete te ciklit, deri diten e peste, dy ne dite dhe muajin e kaluar me ka shtuar edhe ca tableta, te quajtura Maca. Ciklin e kam te rregull, i cili, ne raste te rralla ndodh te kete shtyerje nje ditore, para ose pas. Kete muaj, shtyerja e ciklit ishte per gjashte (6) dite me radhe, dhe isha mese e bindur se mund te kem ngelur shtatzene. Perkunder, shpreses se mbajtur per disa dite, ‘endrra’ u prish tashme nuk pritet me asgje konkrete, ndonese te gjitha shenjat per nje shtatzani te mundshme, ishin shume evidente, qe nga gjinjte e fryer, oreksi i shtuar, gjumi, tensioni paksa i ulet, porse, nuk kisha doza vjelljeje apo te ndjenjes se ererave, sic mund t’iu ndodh shume femrave. Duke kerkuar mirekuptimin tuaj, ju lutem me thoni a mund te kem ndonje shprese per nje lindje normale; (pa fekondim artificial), dhe a eshte e nevojshme shtimi I dozes se terapise, qe te pershpejtoje proceduren e arritjes se nje femije, meqe, me kalimin e kohes, koha bilogjike vec se eshte ne ikje! Faleminderit! Me respect, Sihana
Irena (14 vite më parë)
Flm doktor... realisht tani pasi mbarova mjekimin nuk kam ato shqetesime qe ju kam pershkruar me siper dhe te gjitha keshillat qe ju keni vene aty, une i kam ndjekur duke filluar qe nga ushqyerja e mire perpara se te pi antibiotikun poashtu dhe nuk kam kryer marredhenie seksuale. Ju flm per pergjigjen, sot kam perseritjen e analizave pas mjekimit dhe uroj qe cdo gje te dale mire. Flm dhe njehere.

/komuniteti