Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i menstruacioneve pas lindjes

Une kam lindur beben me 26.05.2011, cikli menstrual menjehere pas lindjes ka zgjatur 2 jave. Ciklin e dyte e kam pasur me 16 korrik s'ka qene i rregullt 1 dite kam pas menstruacione 2 dite jo. Domethene une prej muajit korrik skam pasur me menstruacione. Desha te ju pyes se a eshte e mundur te ndodh ndonje crregullim i menstruacioneve pas lindjes? Ju faleminderit.

Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Deri në 40-të ditë pas lindjes, është periudha e lehonisë dhe sekrecionet hemorragjike të quajtura lohje, fillimisht janë më të kuqe dhe më pas ngjyra e tyre vjen diku u zbardhur. Brënda kësaj periudhe mundet që sekrecionet me ngjyrë të kuqe të ikin dhe të vijnë në mënyrë të çrregullt, derisa aparati riprodhues të kthehet në aktivitetin e mëparshëm funksional.

Nëqoftëse e ushqen fëmijën me gji, cikli menstrual mund edhe të mos paraqiten deri në një vit apo edhe të jetë i çrregulluar.

Megjithatë, ndalesa e menstruacioneve është një shenjë jo e sigurtë e shtatzënisë. Për të përjashtuar këtë mundësi, të rekomandoj të bësh një ekzaminim gjinekologjik dhe një ekografi.

Gjithë të mirat.

Merita Jusufi (9 vite më parë)
persh kam lindur para gjasht mujve mestracijonet me kan ardh vetem dy her kurse si dy muj sme kan ardhur mo aesht munder me qen shtazane apo qrregullime flm ju pershe det merita
Lia (13 vite më parë)
Pershendetje une kam lindur qe 2 vite po kam crregullim te menstruacioneve cdo 2 jave kam perdore barna per rregullim Utrogestan po nuk po kam sukses po kam edhe dhimbje te barkut shume kam pas probleme edhe para se te mbetem shtatzane me hormone 5 vite nuk kam mundur me mbet shtatzane deri sa e kam ba hcg, flm pres pergjigjjen tuaj.

/komuniteti