javë pas jave
Përshëndetje,
Pyetja juaj e tejzgjatur është absolutisht e mirëpritur sepse më qartëson në situatën tuaj dhe në fakt e kuptova mjaft mirë atë.
Konkretisht thelbi i të gjithë problemit tuaj qëndron në rezultatet e spermiogramës duke qenë se problemet e tua gjinekologjike kanë rezultuar negativ, pra nuk keni probleme. Në raste të tilla normalisht më duhen përgjigjet e sakta të spermiogramave të kaluara. Për këtë duhet të siguroheni që spermiograma është kryer në kushtet e nevojshme dhe statistikisht ka saktësi 95%. Kjo për arsye se çdo vendimarrje e mëpasme do të jetë pikërisht pasojë e rezultatit të spermiogramës. E them këtë për faktin që ju citoni ndryshime të mëdha midis dy analizave.
Kështu që përpara se unë tju jap këshillimet e mia ju lutem të më dërgoni të gjitha të dhënat e analizave të mëparme që ka kryer bashkëshorti të detajuara dhe me ti marë do shikoj mundësitë dhe shanset që keni për të vazhduar për të tentuar me inseminim apo patjetër është i nevojshëm IVF apo edhe ICSI.
Pres të më shkruani.
Me respekt
Rigersi
prsh doktor ka kohe qe dua te beje pytje po me ne fund arrita te regjistrohem.burri im tash mbish 42 vjeq une jam 28vjeqare.burri ka 13vite qe eshte operuar nga bruhi dhe po mendojn qe ndoshta kjo ka ndiku ne cilsin e spermes.theksoj se te gjitha analizat tjera si burri si une i kemi ne rregull une kam bre te gjitha edhe hsg se fundi qe rezutoi me sukses.ne korrik te vitit te kaluar kemi bere ivf ku kishim 3embrione po per shkak progresteronit qe u rrit te une u dasht te presum per transfer ku trasferi ndodhi me emrione te ngrira por pa sukses.tash kam bere inseminim per here te dyte e po pres?rezultatet e spermiogramit jan keshtu: Volumi: 5cc. Ngjyra: verde. Era: normal. Koha e shkrirjes: 30min. Koncentrimi(ml): 23milion. Levizshmeria: 1%. Progressioni:%1(+1). Morfologjikisht normale:1. Aglutinimi:Jo. Qeliza rrethore:Jo. Copeza:jo. Analiza morfologjike: Normal:%1. Abnormal:%99. Koka:%,qafa:%,bishti:%. Theksoj qe kjo analiz eshte e korrikut ku eshte kemi bere ivf me nje klinik turke ne kosov.me heret kishum pak rezultate me te mira ne nje tjeter laborator 5%levizshmeri dhe 24%normale burri tani qe 5muaj perdor profertil.kurse doktor ktu ne zvicerr nuk i kan rekumandu as per ndonj operacion apo diqka tjeter.vazhdimisht na thojn ivf me icsi po na deshem ta provojm inseminimin me deshiren ton.tash theksoj se kemi rezultate pak me te mira sperme por fatkesisht nuk kam nje rezultat ne dore qe te tregoj e morra nje analiz pak me te vjeter qe se paku tju kjartsoj pak gjendjen.ju falemderoj per durimin ne leximin e pytjes time te stergjatur dhe pres me padurim mendimin tuaj pasi ketu nuk na japin shum zgjidhje ju lutem qka na preferoni te bejme ju falemderoj shum