javë pas jave
Pershendetje,
Cdo parameter ne nje flete pergjigjeje spermogrami shpreh 1 te dhene te rendesishtme te spermogrames dhe te sistemit riprodhues te pacientit qe e kryen ate. Ato me te rendesishtmet fillojne me volumin apo sasia e materialit te mbledhur i cili duhet te jete midis 1.5-7 ml. Pastaj keni perqendrimin ose numrin e spermatozoideve ne njesine 1 mililitre i cili ka si cut-off vleren 15milion/ml. Numri total i qelizave ne nje ejakulat duhet te jete minimumi 40 milion.
Per te kaluar tek levizshmeria e cila ka si kriter qe minimumi 32% e qelizave te spermatozoideve duhet te jene te levizshem progresive.
Ne fund pastaj listohet morfologjia e formave normale e cila duhet te jete mbi 4%.
Keto parametra jane referencat e vendosur nga OBSH( organizata boterore e shendetit) ose WHO ne anglisht World Health Organization te caktuara dhe rivleresuara ne botimin e tyre te fundit (5-te) ne 2010.
Keto jane parametrat. Ndersa gjykimi realizohet duke pare edhe te dhenat e tjera te spermogrames.
Per cdo pyetje tjeter jeni te mirepritur.
Me respekt
Rigers Balla
Pershendetje doktor Rigersi! doja te dija cilat jane vlerat respektive te nje spermogrami per te ndodhur fekondimi. burri im beri nje nderhyrje per varikocele para tre muajve dhe kete muaj nisem me mjekime pas nje pushimi tre mujor. doja te dija sa mund te jene vlerat qe nje spermogram te quhet normal. pres me padurim pergjigjen tuaj.