javë pas jave
Pershendetje,
Ajo qe une mund tju ofroj si pergjigje te emailit tuaj eshte:
1- arsyet e mundshme te ketyre rezultateve
2- analiza te tjera qe duhet te kryeni per te qartesuar diagnozen
3- pas diagnozes, medikamente qe mund te perdorni per permiresim te analizes.
1- Arsyet qe mund te cojne ne uljen e levizshmerise se spermes si dhe prezence e leukociteve jane disa. Ne fakt ne vetevete prezenca e leukociteve ne materialin e spermes shkakton uljen e levizshmerise si dhe rritjen e qelizave spermatozoide te palevizshem ne material. Pra nje shkak i ketyre parametrave te ulet te levizshmerise eshte prezenca mbi norme e leukociteve qe ne vetevete tregon infeksion. Pyetja ime eshte: A eshte infeksion apo problem madhor perqendrimi leukocitar i mostres suaj?? Ne fakt ne laboratoret e andrologjise, leukocitet shprehen ne njesine numerike milion per mililitre dhe per mua eshte disi e veshtire per te percaktuar kuoten e rezultateve tuaja ne njesine perkatese te pranueshme sepse panvaresisht matjes per fushe, zmadhimi mikroskopik i perdorur per kete matje per mua eshte i panjohur, vetem ne qofte se permendet ne letren e rezultateve duhet te ma percaktoni ju. Pra nje arsye e uljes se levizshmerise jane infeksionet. Arsye te tjera permendim: koha e analizimit te materialit nga momenti i marrjes e cila nuk duhet ta kaloje 1 ore. Mos marrja e plote e materialit. Prezenca e ndonje varikocele e cila njekohesisht rrit infeksionet dhe me pas shkakton ulje te levizshmerise. Aglutinimet dhe agregimet nese ka ne material si dhe faktore te tjere te ndryshem ku bejne pjese duhan pirja, konsumimi sistematik i alkolit, ushqime te tjera etj etj. Mos le pa permendur edhe ndonje gjendje virale e cila shpesh here mund te harrohet shume lehte.
2- Ajo qe une do tju keshilloja perpara se ju te sqaronit te gjithe arsyet e mesiperme eshte riperseritja e nje spermograme te dyte 1 muaj nga spermograma e pare. Kjo do te qartesoje disi situaten. Nese edhe analiza e dyte rishfaq te njejtat parametra atehere duhet te thelloheni me teper.
3- Persa i perket medikamenteve qe mund te perdoren duhet filluar me antibiotike nese kemi te bejme me ndonje infeksion ose ne te kundert thjesht vetem stimulues apo nxites te spermatogenezes per te pare nese mund te japin ndonje efekt. Kjo ne fakt mbetet per tu diskutuar keshtu qe une nuk po i futem kesaj pjese ne kete moment.
Besoj se ne vija te pergjithshme teorikisht kjo eshte rruga qe ndiqet. Mos harroni qe, per te pasur sa me saktesi ne trajtim dhe ne diagnoze duhet qe spermograma te jete sa me e sakte dhe sa me profesionale. Gjithcka tjeter ne vazhdimesi vjen si pasoje e pikerisht rezultateve te spermogrames.
Per cdo pyetje tjeter jeni te mirepritur.
Me respekt
Rigers Balla
Pershendetje! Ju lutem mund te me ndihmoni me rezultatet e spermogrames se bashkshortit tim?.Elementet qe nuk jane ne regull sipas orintimit ne feten e analizes:levizshmeria-progresion i shpejte=0.0 ; progresion i ngadalte=10.0 ; levizshmeri jo progresive=50.0 ; te pa levizshme=40.0.leukocide=10-12/fushe. Ju lutem me thoni nese ka mundesi per shtatzani? dhe cila eshte menyra per ritjen e levizshmeris se spermatozoideve.Faleminderit dhe gjithe te mirat.