Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Asthemozospuma

Pershendetje Ka tri vite qe jemi te martuar kemi nderper kontrollat tash gati nje vite burri urologu i ka jap orthamoll fertil plus 3x1, diagnoza asthemozospuma, per shkak se levizshmeria ishte me e uluet se qe duhet te jete. Ka pire nje muj mo skemi qene ndersa spermotozoitet jan ne rregull, vetem levizshmeria e ulet, ku nje gjinekolog i pate thene se ka mire burri analizat, desha te dij a ka gjasa te mbetesh shtatezen me kete diagnoz asthermozosuma apo nuk ka gjasa pa trajtim te metutjshem.... me qense burri po i priton ketyre analizave terapive dhe me duket e kot te shkoj vetem une te gjinekologu pa permisim te tij.

Alea Morina (10 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Kujtoj qe kemi kontaktuar edhe me pare bashke. Heren e fundit qe kemi diskutuar mbi spermogramen e bashkeshortit, shikoj qe ka qene ne parametra jo problematik dhe aq me teper me levizshmeri te reduktuar.

Ajo qe ju kerkoni te thoni eshte asthenozospermia term ky nder te tjere te cilet nuk perdoren shpesh ne terminologjine e sotme. Kjo per arsye se ne tashme mund te shprehim me me saktesi me anen numerike gjendjen e sakte riprodhuese te meshkujve.

Keshtu qe, per te mos spekuluar mbi dicka te gabuar, te lutem me dergo pak rezultatet e analizave te fundit te kryera. Mundesisht me ane te nje fotoje te bere direkt nga telefoni apo skanimi per te pare cfare eshte matur dhe kur eshte bere analiza dhe pas nje interpretimi te mundshem qe mund te bej lidhemi serish per hollesira te metejshme.

Me respekt

Rigers Balla

Alea Morina (10 vite më parë)
do te skanoj te nesermen e te dergoj ne email me sa po shof paske kete email ne portal rballa.edu.al@gmail.com

/komuniteti