javë pas jave
Pershendetje,
Diagnoza eshte teper e sakte. Eshte diagnoze e cila karakterizohet nga levizshmeria e ulet e qelizave te spermatozoideve. Numri i spermatozoideve eshte i mjatueshem do thoja por problemi qendron ne levizshmerine e tyre. Ju kerkova nje analize morfologjike dhe nje analize te vitalitetit. I keni kryer keto analiza??
Persa i perket profilit hormonal nese do te realizoj eshte gjithmone nje ndihme ndaj klinicistit por ne rastit tuaj kam idene qe nuk do te nxjerre ne pah ndonje informacion tjeter.
Tjetra qe duhet te theksoj eshte identifikimi i varikoceles. Nese varikocela eshte e nje grade te larte eshte absolutisht e domosdoshtme te behet interventi. Nje nga arsyet e uljes se levizshmerise patjeter qe eshte edhe varikocela. Interventi i varikoceles ne pjesen me te madhe te pacienteve ben qe sperma te kthehet ne normalitetin e saj kshq mendoj qe edhe rasti juaj i ndihmuar nga interventi besoj do te rrise relativisht parametrat e levizshmerise se spermes.
Ju a keni femije apo eshte tentative per femijen e pare?? Bashkeshorti a ka ndonje te aferm, vella apo kusheri te pare me probleme infertiliteti??
Brenda mundesive te lutem me kthe nje pergjigje per informacionin qe ju kam kerkuar dhe cdo informacion tjeter te mundshem. Gjithashtu kryeni njehere analizen e vitalitetit te spermes. Eshte domethenese shume ne rastet kur mbi 58% e spermatozoideve rezulton e palevizshme.
Pres nje pergjigje nga ju.
Me respekt
Rigers Balla
Pershendetje doktor se pari dua te falenderoj per pergjigjet e juaj te sakta. Burri posa beri spermogramin me keto rez. te cilat me ke kthyer pergjigjen Pershendetje doktor qe 8 muaj jam duke tentuar per shtazani burri beri analizen dhe rezultoj ne keto rezultate.:konsistenca e lehte viskoze.volumi 4.0, ngjyra e bardh gri, PH 7.4, nr i spermatozoideve ne ml.22.0, nr i pergjithshem 88.0 reaksioni iaglutinimit Negativ, te levizshme 24%, progresive15% jo progresive 9% te pa levizshme 76% leukocite1-2 format normale10% format anormale90% .Sot shkoj ne kontroll te urologu dhe mori kete diagnoz Asthenozoospermia.Varicocele testis sin. Mjeku rekomandoj analizat Hormonale Fsh, Lsh testosteroni, prolaktina estradioli spermokultura me AB, dhe i propozoj qe te beje nje intervenim te vogel doktor te lutem me tergo se nese e bene intervenimin a ka gjasa qe te permisohet cilesia dhe te mbes shtatzan ne menyr natyrale.Me fal se e zgjata shume te falenderoj