Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-alergologen

Histamina plus

Pershendetje dok, desha te pyes, une me heret kam bere analizat e alergjise pasi kisha disa shqetesime por te gjitha me kane dale minus pervec histamines plus. Une i kam ende ato shqetesime, me dhembe hunda, sidomoos kur rri ne diell apo ftofte, cfaredo qofte mjeku me ka thene se nuk kam sinuse, ndersa dhimbjet vazhdojne. A mos ndikon gje kjo histamina qe e kam plus dhe cka do te thote kjo? Flm per pergjigjen.

Be Lina (10 vite më parë)

Dr. Anxhela Gurakuqi - alergologe
Alergologja përgjigjet
Dr. Anxhela Gurakuqi

Pershendetje Adelina, histamina pozitive duhet te dale e tille tek te gjithe njerezit (quhet prova e kontrollit), dhe flet per besueshmerine e lekures qe testohet per alergji te ndryshme. Pra nuk perben problem fakti qe e ke histaminen me plus pasi ashtu e kemi te gjithe normalisht. Madje kur njerezit jane duke perdorur barna antihistaminike, ne e shtyjme disa dite proven e alergjise ne lekure, pasi histamina nuk duhet te jete e frenuar, qe te kemi pergjigje te sakta. Gjithashtu provat e alergjise jane te shumta, dhe une nuk kam dijeni cfare keni testuar deri tani, pasi ka edhe prova qe realizohen nepermjet gjakut.

/komuniteti