Foshnjat mund ta kenë lëkurën e thatë mu sikur të rriturit. Në të vërtetë, për shkak se lëkura e re dhe njomë e foshnjave është delikate dhe e ndjeshme, ka më shumë gjasa që të bëhet e thatë.
Ambientet e jashtme, të ftohta dhe të thata, mund ta zhveshin lëkurën e fëmijës suaj nga lagështira e tij natyrale gjatë sezonës së dimrit. Dhe në rast se foshnja juaj ka prirje që ta ketë lëkurën e thatë, atëherë ai dhe gjatë sezonës së verës do të ketë njolla të thata në lëkurë, sepse dielli gjatë verës, klima kondicionerët, uji i kryposur, si dhe klori në ujin e pishinës, të gjitha këto mund të jenë tejet thatësues.