Duhet zgjedhur ajo periudhë e ditës gjatë së cilës nuk na ndërpresin dhe kemi gjithë kohën për t`ju kushtuar vetëm bebit. Është mirë që bebi të jetë i zgjuar dhe i qetë, përpara banjës dhe midis vakteve që të mos jetë i uritur dhe i inatosur.
Gjatë periudhës së të posalindurit banja zakonisht kryhet gjatë ditës. Pas disa muajsh mundet që banja të bëhet pjesë e rutinës së kohës së gjumit.
Ja si duhet të bëhet banja e bebit:
• Lani duart. Bëni gati të gjitha sendet që ju duhen për banjën. Këtu përfshihen sfungjer ose shtupë e pambuktë, shampo, të paktën një peshqir të pastër, një pampers dhe rroba të pastra.
• Mbush legenin rreth 13 cm me ujë, ose mjaftueshëm që bebi të zhytet në ujë me shpatullat e mbuluara.
• Sigurohuni që uji të jetë i ngrohtë dhe jo i nxehtë. Nëqoftëse keni termometër uji, temperatura e ujit duhet të jetë 37 °C. Nëqoftëse jo, fusni bërrylin në legen dhe uji duhet të jetë i ngrohtë sa ta duroni ju.
• Merreni bebin në vendin ku do të kryeni banjën dhe zhvisheni atë, duke i hequr edhe pampersin. Mbështilleni me peshqir duke i lënë kokën të zbuluar, dhe lajini fytyrën dhe flokët. Në këtë mënyrë nëqoftëse bebit nuk i pëlqen, mundet që ti bëni një banjë të shpejtë të trupit.
• Pastro sytë, veshët, fytyrën dhe qafën.
• Pastroje bebin nëqoftëse është i ndotur përpara se ta futësh në ujë.
• Fillimisht fut këmbët e bebit në ujë dhe fikso qafën duke i kaluar krahun pas saj. Uji duhet ti mbulojë shpatullat që të mos ketë ftohtë.
• Për larje duhen përdorur shampo me pH neutral të përshtatshme për fëmijë. Ose mund të shtoni emolient në ujë nëqoftëse lëkura është e thatë.
• Nëqoftëse keni vendosur të mos përdorni shampo duhet detyrimisht zonën e genitaleve ta pastroni me një detergjent (shampo). Lëkura e bebeve ka një përqindje më të lartë yndyre se ajo e të rriturit. Dhe kjo është arsyeja pse duhet përdorur edhe shampoja për pastrimin e lëkurës.
• Pasi keni mbaruar banjën bebi me një dorë kapet nga koka dhe me dorën tjetër tek të ndenjurat.
• Vendose mbi peshqir , thaje shpejt dhe vendosi pampersin. Përdor një tjetër pelenë të thatë për ta tharë mirë në të gjitha plikat dhe bëji masazh për rreth 10 minuta nëqoftëse ambienti është mjaftueshëm i ngrohte.
• Mund të përdorni edhe emolient nëqoftëse lëkura e bebit tuaj është e thatë.
• Së fundi visheni bebin me ndërrresa të pastra, mbështilleni me një pelenë të pastër dhe përkëdheleni dhe thuajini fjalë të ëmbla.
PS:
Koha e banjës duhet të jetë një moment i këndshëm dhe i veçantë që ju po ndani me fëmijën tuaj. Poooor duhet të jetë edhe një moment që kërkon vëmendje dhe kujdes tv veçantë. Mënyrat për ta realizuar janë disa por ajo që nuk duhet harruar asnjëherë është:
• e para dhe më e rëndësishmja: kurrë dhe asnjëherë mos e lër bebin të pakontrolluar, për asnjë minutë. Bebi mund të mbytet edhe me “një pikë ujë” . Përgatit që më parë gjithë sendet që të nevojiten (shampoo, peshqira, rroba të pastra etj). Dhe nëse ndërkohë që po lani bebin, bie zilja e derës apo zilja e telefonit, asnjëherë mos e lini bebin në legen, por merreni me vete.
• Sigurohuni që dhoma ku kryeni banjën të jetë ngrohur mjaftueshëm (75 F). Bebit mund ti bjerë shpejt temperatura pasi është zhveshur.
• Mos e fut beben në legen nëqoftëse uji nuk ka temperaturën e përshtatshme.
• Duhet që legeni ku kryeni banjën të jetë i sigurt: ato mund të jenë jashtëzakonisht të rrëshkitshëm, prandaj është mirë që të vendosni në të një peshqir apo pelenë, për ta bërë më të sigurt.
• Temperatura e ujit për banjë duhet të jetë (90 - 100 ° F). Temperatura që fëmijët pëlqejnë përgjithësisht më e ulët se ajo që ne mendojmë se i përshtatet.
• Mbush me ujë 2X2.54 cm deri 3X2.54 cm për bebet deri 6 muajsh. Gradualisht mësoje bebin të qëndrojë ulur në legen.
• Sapunet, shampot mund të thajnë lëkurën e bebit tuaj apo mund të shkaktojnë rash (skuqje) prandaj duhen përdorur në mënyrë të kufizuar. Ato mund të acarojnë uretrën, që më pas mund të rrisë rrezikun për infeksione urinare. Për të evituar acarimin e lëkurës nga qëndrimi i gjatë në ujin me detergjent, duhet që shampoja të hidhet në fund të banjës pasi të keni përfunduar “lojën e banjës” me bebin.
• Mbaj larg nga legeni ku bëni banjën e bebit pajisje elektike (tharëse flokësh etj).
Niketa Koliçi
Pediatre - Neonatologe