Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshilla për larje të sigurtë

Këshilla të rëndësishme për larje të fëmiut

Koha për larje mund të jetë argëtim, kohë e posaçme për ta kaluar me foshnjën tuaj. Por poashtu është kohë për kujdes të jashtëzakonshëm. Mbani në mend këto këshilla të larjes, për ta mbajtur të sigurtë të voglin tuaj gjersa ai të pastrohet në mënyrë komplete.

- Rregulla e parë dhe më e rëndësishmja është: Kurrë mos e lini foshnjën tuaj pa mbikëqyrje, as edhe për një minutë vetëm. Fëmijët mund të mbyten edhe në më pak se 3 cm. ujë. Mblidhni të gjitha pajisjet e nevojshme (peshqirët, sapunet etj,) para kohe. Dhe nëse dera bjen apo telefoni cingëron, dhe nëse e ndjeni se duhet të përgjigjeni, atëherë mbështjelleni foshnjën tuaj me peshqir dhe merreni me vehte.

- Përkujdesuni që banjoja të jetë e ngrohur në mënyrë të këndshme, (rreth 23 gradë celzius). Foshnjet mund të ftohen shumë shpejtë.

- Mos e futni foshnjën në vaskë gjersa uji është ende duke rrjedhur (temperatura e ujit mund të ndryshojë, apo uji të bëhet tepër i thellë).

- Bejeni vaskën tuaj familjare të sigurt: Vaskat për larje janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme, prandaj pajiseni vaskën tuaj me ulëse të gomës për ulje sa më të sigurtë. Poashtu mbulimi i rubinetave të ujit mund ta mbrojë foshnjën tuaj nga lëndimet e dhëmbshme të kokës. Dhe poashtu përkujdesuni që çfarëdo lloj dyersh rrëshqitëse nga xhami të jenë nga xhami i sigurisë së lartë (i cili nuk thehet lehtë, dhe nuk prenë kollaj - ' safety glass')

- Bejeni vaskën tuaj të ngrohtë me temperaturë të këndëshme (prej 32 deri 37 gradë celzius). Fëmijët që porsa kanë ecur preferojnë ujë ca më të ftohtë se sa jemi mësuar.

- Mbusheni vaskën me 5 deri në 7 cm. ujë për foshnjat deri në 6 muaj, dhe kurrë më shumë se lartësia e belit( në pozitë të ulur) për fëmijët e rritur .

- Mësojeni fëmijën tuaj të rrijë ulur në vaskë (dhe jo në këmbë).

- Sapunët, shamponët, dhe shkumat për banjo mund ta thajnë lëkurën e foshnjës suaj dhe mund të shkaktojnë të skuqura, prandaj përdorini ato mesatarisht dhe me kujdes. Ato mund poashtu të jenë irritues për kanalin urinor, gjë e cila mund të rrit rrezikun e infektimit të kanalit urinor. Që të evitoni që foshnja juaj të qëndrojë shumë gjatë në ujë të mbushur me shkumë, i cili mund të jetë dhe irritues, luani me fëmijën tuaj në ujë për ca kohë para se ta mbushni vaskën me shkumë dhe para se të filloni që ta lani.

- Mos lejoni që fëmija juaj ti prek rubinetat e ujit. Edhe në rast se nuk do të mund ti lëviz tani, më vonë do të mundet dhe kjo do të çojë në lëndim serioz.( Do mund të provonit që ta vendosni fëmijën tuaj në vaskë me shpinë të kthyer nga rubinetat).

- Mbani pajisjet elektrike (feni për flokë, hekuri për dredha etj.) sa më larg nga vaska.

 

/komuniteti