Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushtrimet pas lindjes

Kur mund të filloj me ushtrime?

Mos filloni me ushtrime derisa të qetësohet gjakrrjedhja – pra, prisni së paku të kalojë një javë pas lindjes. Nëse keni lindur me operim cezarian, prisni kontrollën e parë pas gjashtë javësh, ku do të mund të konsultoheni me mjekun tuaj nëse mund të filloni me ushtrime dhe cilat do të mund ti aplikoni.

Në cilat raste nuk guxohet të ushtrohet?

- nëse këshilla e mjekut është që të mos ushtroni

- asnjëherë mos ushtroni nëse jeni të rraskapitura dhe nuk ndjeheni mirë

- nëse keni probleme me kurriz, së pari konsultohuni me mjekun, nëse u lejohen këto lloj ushtrimesh

A mund ti aplikoj ushtrimet e Kegelit pas lindjes?

Natyrisht, madje edhe preferohen, në mënyrë që perineumi juaj të kthehet në gjendjen e para lindjes. Me ushtrimet Kegel mund të filloni në orët e para pas lindjes. Me këto ushtrime do ti ndihmoni muskujve që të kthejnë tonusin normal, ku me këtë kthehet edhe elasticiteti dhe fortësia e mureve vaginale. Ushtrimet Kegel kryhen nga nevoja për të shkaktuar një tkurrje të muskujve të bazës së legenit (sikur të doni të ndaloni qarkullimin e urinës) dhe e mbani atë për një periudhë prej 5-8 sekondash. Pas 10 sekonda pauze, përsëritni kontraktimin. Kjo përbën një seri prej 5 – 10 kontraktimesh, disa herë gjatë ditës. Filloni ngadalë, dhe duke ndjerë që muskujt bëhen më të fortë, përforconi edhe gjatësinë e kontraktimit dhe numrin e ushtrimeve.

Pas lindjes, kur muskujt e bazës së legenit janë të shtrirë, ushtrimet e Kegelit preferohen për të kthyer tonusin normal të muskujve dhe shmangjen e pasojave të asaj gjendje (të fshikëzës së brendshme gjenitale ose rrugëve urinare), të cilat mund të paraqiten gjatë viteve më të vonshme, si dhe përmirësimit të kualitetit të jetës seksuale.

Si të ushtroj sigurtë dhe të kem efekt?

Bëni një plan dhe përmbahuni atij plani. Në marrëveshje me dike që mund të ju ndihmojë rreth foshnjes përreth një orë (më së miri le të jetë babai i foshnjes) planifikoni kur është koha më e përshtatshme për ushtrimet tuaja. Përmbahuni atij plani sepse nëse i tejkaloni terminet – ushtrimet nuk do të kenë efekt.

Mos nxitoni sepse duhet të ushtroni ngadalë, me efekt dhe këmbëngulësi. Gjatë aplikimit të një ushtrimi duhet të ndjeni secilën pjesë të trupit duke marrë pjesë në ushtrim.

Mos këmbëngulni nëse nuk keni kondicion. Ditën e parë ushtroni një seri ushtrimesh dhe secilën ditë shtoni nga pak. Ushtrimin mos e përsërisni disa herë nëse nuk rekomandohet sepse mund të fitoni pezmatim të muskujve. Aplikoni ushtrimet të cilat nuk përfshijnë kërcimin/hedhjen apo gjëra të ngjashme.

/komuniteti