Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushtrimet në topin e madh pas lindjes

Nëse e keni përdorur topin e madh për reaksion gjatë shtatzënisë, pas kthimit nga materniteti, do t’ju shërbejë për t’u ulur.

Për shkak të vragave nga episiotomia apo hemorroidet, ose që të dyja njëkohësisht, gjatë ditëve të para do të keni vështirësi gjatë uljes.

Topi i butë maksimalisht lehtëson dhe nuk irriton dhe e bën të këndshëm qëndrimin ulur.

 

 

 

Dy shishe të vogla të mbushura me ujë janë ngarkesë optimale për ushtrimin e muskujve të gjoksit – hapni duart anash.

Kur të jeni shëruar mjaft nga lindja dhe eventualisht nga pasojat, është mirë që të filloni të ushtroni:

 - relaksoni indet lidhëse dhe nyjat;

 - muskujt gjatë ushtrimeve janë optimalisht të ngarkuar (nuk do të kini kallje të muskujve dhe dhembje muskujsh, që do të mund t’ju shkaktojnë brenga dhe që do t’ju bëjnë që të hiqni dorë nga ushtrimet);

 

 

 

 

 

Mbështetuni me shuplaka në dysheme, me komblikun në top dhe në mënyrë alternative ngrini këmbët.

 - me ndihmën e topit mund të angazhoni grupe të caktuara muskujsh (muskujt të cilët drejtpërdrejt nuk janë të përfshirë në lëvizje dhe nuk pësojnë kurrfarë ngarkese);

 - ushtrimet bëhen me lëvizje të kujdesshme dhe natyrale, gjë që e mundëson sipërfaqja labile e topit;

 

 

 

 

 

Pjesën e këmbëve nën gjunjë me tërë gjatësinë vendosni mbi top me duart mbani pas kokës dhe ngrini përpara.

 - përmirësohet mbajtja e trupit (boshti kurrizor merr pozitën fiziologjike);

 - lirohen muskujt e shkurtër dhe kështu shtohet elasticiteti./femina/

/komuniteti