Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shërimi nga operimi cezarian

Si do të ndjehem pasi të zgjohem nga anestezioni?

Nëse jeni të operuara me anestezion total, menjëherë pas operimit cezarian, mund të ndjeni neveri, të përziera, do të ndjeheni të hutuara, të gjitha këto si pasojë e anestezionit. Pas operimit do të merrni ilaçe për zvogëlim të dhembjeve, kështu do të keni mundësi që të pushoni. Pas një kohe të shkurtë, pas lindjes, do të ju sjellin foshnjen që ta shihni. Motrat medicinale do të ju spjegojnë se si duhet të jepni gji në pozitën shtrirë.

Pas largimit të dhembjeve pas operimit, mund të filloni ti lëvizni gishtërinjtë dhe nyjet e këmbëve, ndërsa të nesërmen mund të ngriteni në këmbë, dhe të filloni të kujdeseni për foshnjen tuaj.

A do të kem shkarkim vaginal?

Gratë që kanë lindur me operim cezarian, kanë shkarkim vaginal apo lohje pas lindjes, dhe gjakrrjedhja është pak më intenzive se sa tek lindjet vaginale.

Si përfundon lindja me operim cezarian me anestezion spinal?

Tek gratë që kanë lindur me operim cezarian me anestezion spinal, anesteziologu në fund të operimit jep ilaçin për zvogëlim të dhembjeve, kështu që nga dhembja jeni të siguruara në 12 orët e para. Pas kësaj, shërimi është i njejtë sikurse tek anestezioni total.

Kur duhet të paraqitem në kontrollë?

Shtatë gjer në dhjetë ditë pas operimit, duhet të paraqiteni për kontrollë, në mënyrë që t`i hiqni penjtë, ndërsa kontrolla e rregullt bëhet një muaj pas operimit.

A mund të lëviz nëpër shtëpi pas kthimit nga materniteti?

Pas kthimit në shtëpi pas lindjes me operim cezarian, ka kaluar periudha e parë kritike në maternitet. Nëse ndjeheni mirë dhe mendoni që jeni në gjendje, mund të lëvizni lirshëm nëpër shtëpi, por mos bartni gjëra të rënda. Do të ishte shumë e mirëseardhur ndihma në shtëpi: që të ju jepet foshnja për gjidhënje dhe ta marrë ndonjë për ta ndërruar. Mund të shkoni në toalet dhe mund të bëni dush normalisht.

Kur mund të lahem?

Nëse keni lindur me operim cezarian, është e nevojshme që të prisni së paku dhjetë ditë për t`u larë në vaskë. Pas kësaj kohe, plaga në bark shërohet mjaftueshëm, por edhe atëherë mos e teproni duke qëndruar gjatë në vaskë.

Gur (12 vite më parë)
A eshte i demshem depilimi me dyll mbas 3 jave te operimit?
(12 vite më parë)
1: Peshen te cilen mund ta qojim pas operimit eshte vetem beba yte. 2: Lamja behet pas 1 jave dhe pastaj vendi i operimit preferohet te lshet me uj gjdo dit dhe te teret mir.

/komuniteti