Vetëm dëshira për të patur fëmijë është një fillim i mbarë! Mos u brengosni, dëshira për të bërë më të mirën për fëmijën tuaj, sa për fillim mjafton. Duke u rritur fëmija, ju do të mësoni më shumë, do të njoftoheni me njëri tjetrin, do ta ndjeni më shumë njëri tjetrin dhe në atë mënyrë edhe do të reagoni.
javë pas jave
Jeni bërë prindër!
Çfarë duhet të bëjmë që të jemi prindër të mirë?
A duhet ta ndërrojmë mënyrën e të jetuarit për t`iu përshtatur bebit?
Natyrisht, bebi vetvetiu do të ju “detyrojë” ta bëni këtë. Në fillim nuk do ta keni të lehtë, duhet ti mbijetoni netëve pa gjumë, brengës, shtimit në peshë, hapave të parë dhe rrëzimeve, por të gjitha këto i kanë përparësitë e veta – njeriu me lindjen e fëmijës së parë fillon të ndryshojë, ndërron shprehitë e veta dhe mënyrën e jetesës, dhe të gjitha këto për qëllim të një jete sa më të mirë për ti ofruar fëmijës së tij.
Si mund të mësojmë të qenurit prindër të mirë?
Të qenurit prind i mirë krijohet – natyrisht që duhet të lexoni për këtë, të mësoni dhe të bazoheni në fakte shkencore, por më e rëndësishmja është që të lejoni t`ju shpie zemra dhe që veprimet e juaja ashtu ti drejtoni. Sa të jeni gjallë, asnjëherë nuk do t`ju lërë rehat pyetja «A jam prind i mirë» dhe në fakt asnjëherë nuk do të keni përgjigje definitive për këtë!