Duhet dyshuar për infeksion të paslindjes, kur temperatura e trupit të nënës rritet mbi 38°C në 2 ditët e para të paslindjes dhe nuk vihen re shkaqe të tjera të dukshme për këtë temperaturë. Edhe kur temperatura rritet gjatë 12 orëve të para, atëherë pacientja duhet vlerësuar me ekzaminim të pulmoneve, të uterusit, dhe me ekzaminime me kulturë urinare. Shkaku më i përgjithshëm i temperaturës subfeberile, rritja e papritur e shifrave të temperaturës tregon praninë e një infeksioni.
Infeksionet që lidhen direkt me lindjen, zakonisht e kanë origjinën tek aparati gjenital, duke bërë të interesohen uterusi dhe parametrat. Edhe infeksionet renale dhe vezikale mundet që të bëhen shkak të dyja së bashku, për infeksione menjëherë paslindjes. Shkaqe të tjera të temperaturës si tromboflebiti dhe infeksionet mamare, zakonisht e japin rritjen e temperaturës 3 ditë pas lindjes.
Korioamnioni febril, shfaqet gjatë aktivitetit të lindjes dhe mund të pasohet nga një endometrit, një miometrit ose një parametrit sekondar ose një hiperpireksi (temperaturë e lartë) e paslindjes. Të tjera kushte, predispozojnë bakteriet që gjenden normalisht në vaginë si streptokokët, stafilokokët dhe anaerobët, të migrojnë në kavitetin uterin dhe të shkaktojnë një infeksion në periudhën e paslindjes. Në këto shkaqe përmenden anemia, plasja e membranave e patrajtuar, lindja e zgjatur, lindja traumatike ose kirurgjikale, vizitat e përsëritura, mbetja në uterus e pjesëve të placentës dhe hemorragjia e paslindjes. Të njejtët faktorë, favorizojnë shumimin në uterus dhe vaginë të shtameve bakteriale që hyjnë nga jashtë. Organizmat më të shpeshta që takohen janë esheria koli, stafilokokët koagulant negativë, eneterokokët, koket anaerobe dhe disa lloje të bakteroideve.