Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Humbja e dëshirës seksuale pas lindjes

Pas çlirimit nga barra që e keni bartur për nëntë muaj, ju presni që tu kthehet dëshira seksuale. Edhe nese kjo nuk ndodh, mos u brengosni – kjo eshte plotesisht normale! Ne ate periudhe, shume gra perjetojne ndryshime ne lidhje me seksualitetin e tyre. Shumica kanë më pak nxitje seksuale normale, dhe kjo zgjat një deri në dy muaj pas lindjes.

Nuk jam më shtatzënë! Përse nuk kam nevojë për marrëdhënie seksuale?

Siç e thamë, shumë ndryshime ndodhin në trupin e gruas pas përfundimit të shtatzënisë. Para së gjithash, niveli i hormoneve ndryshon. Si e rregullojnë hormonet libidon dhe shumë reaksione seksuale tek gratë, është normale që ndryshimet në sekretimin e hormoneve të çojnë në përforcimin apo humbjen e dëshirës seksuale.

Janë edhe kërkesat e reja emocionale, gratë përballen me kujdesin rreth foshnjes. Kjo mund të çoj në lodhjen apo thjeshtë mungesën e kohës së lirë dhe kështu të mos mendojnë fare për seksin. Ndoshta gruaja nuk ndihet atraktive pas lindjes, për shkak të peshës së tepërt dhe për shkak të gjinjve të fryer. Kur të merren parasysh të gjitha këto gjëra, edhe nuk habitemi se përse grave iu humbet dëshira për seks pas lindjes.

A është seksi i sigurtë?

Këtë pyetje e hasim shpesh pas lindjes. Shumica e grave mund të kenë marrëdhënie seksuale të sigurta, dy javë pas lindjes. Megjithatë, nëse keni patur ndonjë plagë, do të ju duhet të prisni pak më gjatë. Më së miri është që të konsultoheni me mjekun Tuaj.

Natyrisht që gjithmonë, dhe sidomos pas lindjes, duhet të jeni të kujdesshme me sëmundjet e transmetueshme seksualisht, si dhe preferohet që të përdorni kondom sepse në atë periudhë jeni më të ndjeshme. Dhe mbani në mend, mund të ngelni përsëri shtatzënë, edhe nëse jeni nënë gjidhënëse, prandaj është e rëndësishme të zgjedhni mënyrën e përshtatshme kontraceptive. Egzistojnë lloje të ndryshme mbrojtëse gjatë kohës së gjidhënjes të cilat mund ti përdorni dhe në lidhje me këtë, më së miri është që të konsultoheni me mjekun tuaj në mënyrë që të jeni të sigurta që jeni të gatshme.

Eja, le të flasim rreth seksit!

Ilaç i mirë ndaj humbjes së dëshirës seksuale pas lindjes, mund të jetë biseda me partnerin tuaj. Nëse keni frikë të bisedoni rreth kësaj teme, kujtoni që ndoshta edhe ai është i frikësuar rreth kësaj, dhe madje mund të dëshirojë më shumë se ju këtë bisedë. Ai nuk e ka përjetuar lindjen dhe e ka të vështirë ta kuptojë gjendjen në të cilën ndodheni ju, dhe sigurisht që vret mendjen se përse nuk dëshironi të keni marrëdhenie seksuale apo ndoshta frikësohet se seksi mund të ju shkaktojë dhimbje.

Nëse mendoni që nuk jeni atraktive për të, për shkak të kilogramëve të tepërt dhe strijave, mendoni përsëri. Edhe nëse nuk mendoni që jeni seksi, për partnerin tuaj jeni ende e tillë. Shpesh, arsyeja e vetme që kjo nuk u shkon përdore, është mosdisponimi juaj.

Por unë edhe më tej nuk kam dëshirë për seks!

Biseda do t`ju ndihmojë juve dhe partnerit tuaj, në mënyrë që ta kuptoni njëri-tjetrin, por ajo nuk do të ndryshojnë ndjenjat tuaja seksuale, kështu që do të ju duhet të provoni strategji të tjera.

Mbani në mend që seksi nuk është e tëra dhe asesi nuk është fillimi apo fundi i të gjitha marrëdhënieve serioze. Vlerësoni çdo moment të kaluar me partnerin tuaj dhe mendoni për mënyra të reja se si ta përmirësoni intimitetin tuaj. Metoda të përkryera janë masazhimi, sidomos ai romantik, pas një dite të lodhshme apo përkëdheljet dhe puthjet. Këto mënyra intimiteti ndoshta janë pikërisht ato për të cilat ju keni nevojë!

Gjetja e mënyrës ideale për të bërë dashuri…

Kur të jeni të gatshme për seks pas lindjes (dhe mos filloni pa qenë të gatshme 100 %), gjeni mënyra të reja dhe bëjini gjërat pak më ndryshe se më parë. Ndoshta do të ju duhet të gjeni dikë për t`u kujdesur për foshnjen tuaj në mënyrë që të keni sa më shumë kohë për partnerin tuaj. Nuk është ide e keqe që të filloni me përkëdhelje. Poashtu, insistoni në paralojë, e cila mund të jetë një ndihmesë e madhe.

Provoni pozita të ndryshme. Gjatë marrëdhënies së parë pas lindjes, u preferojmë që të jeni sipër, në mënyrë që të kontrolloni më lehtë, intenzitetin e penetrimit. Mundohuni të ndërroni pozita derisa të gjeni atë më të përshtatshmen dhe mos ngurroni ti tregoni partnerin tuaj se si ndjeheni dhe çfarë dëshironi të provoni.

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes, nuk janë gjithmonë të thjeshta dhe nuk duhet të jenë të përkryera por më pak mundim mund ti transformoni ato tërësisht, madje ti përmirësoni nga ato të mëparshmet.

Komunikoni, jini të sigurta në vetvete dhe çfarë është më e rëndësishme, kënaquni!

/komuniteti