Çfarë ndryshon kur keni foshnje?
Pyetje më e mirë do të ishte: Çfarë nuk ndryshon?
Pastaj zbritni më poshtë për të lexuar komentet tona më të preferuara nga lexuesit tanë se si foshnjat e tyre ju ndryshuan jetën.
1 - Më në fund ndaluat ti merrni erë trëndafilave sepse e keni foshnjën tuaj tërë kohën në krahë.
2 – Ku mendonit se jeni i pafrikshëm, tani e gjeni veten të friguar.
3 – Sakrificat të cilat menduat se i bëtë për të patur foshnjë, nuk duken me si sakrifica.
4 – Ju e respektoni trupin tuaj . . . . më në fund.
5 – Ju respektoni prindërit tuaj.
6 – Ju zbuloni se dhembja e foshnjes suaj ndjen me keq se dhembja juaj.
7 – Besoni përsëri në gjërat të cilat i besonit kur ishit fëmijë.
8 – Humbni lidhje me njerëz me të cilët duhej të kishit ndërprerë marrëdhëniet vite më parë.
9 – Zemra ju thehet shumë më lehtë.
10 – Mendoni për ndokë tjetër 234,836,178,976 herë gjatë ditës.
11 – Çdo ditë është befasi.
12 – Funksionet e trupit nuk janë të lodhshme me. Në fakt ato ju kënaqin.
13 – Shihni foshnjën tuaj kur shikoheni në pasqyrë në vend të vetës suaj.
14 – Jeni shëndërruar në një person i cili zgjohet herët në mëngjes.
15 – Dashuria juaj bëhet fuqi superhumane e palimituar.
Dhe nga lexuesit tanë . . .
1 – Zbuloni se sa shumë ka për të thënë vetëm për një dhëmb të vetëm.
2 – Më në fund e kuptoni se lumturia e vërtetë nuk vjen nga pasuria materiale.
3 – E dini se prej nga vjen Dielli.
4 – Më parë do të blinit triciklin nga plastika se sa ato këpucë të cilat aq shumë kishit dëshirë për ti patur.
5 – Kuptoni se edhe pse të ngjitshëm, llollipopet kane fuqi magjike.
6 – Nuk ju pengon të shkoni në shtrat në ora 9 të mbrëmjes ditën e Premte.
7 – Qetësia? Ç’është kjo gjë?
8 – Kuptoni se ato 15 Euro të cilat asesi nuk gjeni mënyrë që ti zhdukni, janë gjë me vlerë që duhet ruajtur.
9 – Zbuloni forcën e mbrendshme të cilën kur nuk e keni patur me herët.
10 – Nuk bazoheni në orën më foshnja juaj ju cakton orarin.
11 – I shikoni prindërit me fëmijë që bërtet me vështrim 'E di këtë ndjenjë' në vend se me 'A s’mund ta shukatni'
12 – Qeni juaj i cili ishte fëmija juaj bëhët përsëri vetëm qen.
13 – Humbni kohë edhe për një përqafim dhe puthje më shumë edhe në rast se kjo do të thotë se do të jeni vonë për punë.
14 – Mësoni se të bërit dush në banjo është luks i tepruar.
15 – Kuptoni se mund ta dashuroni një huaj të panjohur.
16 – Shpesh mendoni si ta bëni këtë botë një vend më të mirë për të jetuar.
17 – Në rast se më parë nuk keni besuar në dashurinë në shikim të parë, tani besoni.
18 – Filloni ta çmoni serialin 'Sesame Street' për kontributin e tryre intelektual.
19 – Duhet të nderprisni shikimin e lajmeve për arsye se cdo gjë e shihni nga pikëpamja e një nënë dhe çdo gjë ju then zemrën.
20 – E keni dashurinë dhe jetën tuaj më të qartë, çdo gjë bie në vend dhe bëhet më mirë për shkak të një krijese fare të vogël dhe dashurisë së madhe që keni për të.
21 – Më në fund e gjeni arsyen e vërtetë se pse i keni ato gjinjë.
22 – Në lidhje me thënien e 2 –të më lartë, unë do të kisha thënë se aty ku isha i frikësuar tani jam i pafrikshëm. Gjithmonë kam qenë i druajtur dhe i tërhequr dhe kur nuk jam ballafaquar . . . por tani kur është në pyetje fëmiu im, dal në mbrojtje dhe lidhem me fuqinë time të mbrendshme të cilën kurrë nuk e kam patur më parë!
23 – Përkrahja të cilën e merrni nga njerëzit tjerë ju befason, se nganjëherë vjen nga njerëzit nga të cilët nuk e prisnit.
24 – Asgjë nuk është e juaja më. Ju ndani ÇDO GJE!
25 – Pa marrë parasysh se çfarë arritje keni pasur në jetë, shikoni fëmiun tuaj dhe mendoni 'Kam bërë një punë TE SHKELQYER.
26 – Dëshironi të keni përkujdesje më të mirë për veten dhe fëmijën tuaj.
27 – Mund të keni bisedën më të mrekullueshme vetëm duke thënë 'ahhhh' dhe 'ooooo'.